25.5 C
Tiranë
Saturday, May 23, 2026
spot_img

Zgjedhjet për kryetar bashkie në Vlorë/”Ka çalim në këtë drejtim, por ne jemi të motivuar për të ecur para”

Depueteti Socialist, Ilir Metaj ka folur për situatën politike në vendin tonë.

Sa i takon vizitës së Escobar, Ilir Metaj tha se është një tregues i mbështetjes së SHBA-ve për vendin tonë dhe sinjal për dhënien fund të pandëshkueshmërisë në Shqipëri.

“Vizita e Escobar tregon marrëdhëniet që po forcohen me SHBA-të. Kjo vizitë tregon mbështetjen që SHBA-të i japin vendit tonë në drejtim të integrimit por dhe ndëshkimit të korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë deri më sot në Shqipëri. Shqipëria është në një rrugë pa kthim pas. Rruga drejt integrimit europian është pa kthim pas. PS e ka treguar me vepra se nuk shërben si ombrellë për askënd për asnjë që shkel ligjin. Ne do vazhdojmë të ecim para”, u shpreh Metaj.

I pyetur kush janë emrat që mund të kandidojnë për kryetar bashkie në Vlorë pas dy vitesh, ai u përgjigj duke thënë “kjo nuk është një pyetje për mua”.

Sa i takon reformës në drejtësi, Ilir Metaj tha se jemi në hapat e para të provave që po jep kjo reformë.

“Kjo është një çështje që meriton vëmendjen e duhur. Vetingu në politikë, edhe njëherë PS e ka treguar se është e hapur të diskutojë me PD-në për çdo gjë. Asnjë platformë konkrete nuk ka ardhur për të diskutuar. Jemi në hapat e parë të provave që po jep reforma në drejtësi. Ka ende shumë për të bërë. Janë paralel, rruga e Shqipërisë në BE dhe ecja para me reformën në drejtesi”, deklaroi ai.

Ilir Metaj në intervistën e tij foli dhe për çëshjtet e mëposhtme:

Denar Biba? Nuk e di kush ka dalë kundër. Mazhoranca është gjithmonë e bashkuar në vendimë të rendesishme. Ka dhe qëndrime të deputetëve të caktuar por këto diskutohen në grupin parlamentar.

Dy kuvende? Duhet të zgjedhësh midis dikujt që është i padobishëm dhe dikujt që është i dëmshëm . Ky nuk është problem i PS-së. Ky është problem i PD-së. Frymëzimi i PS-së është më i konsoliduar se kurrë. Sa i takon motivimit, kjo vjen nga niveli i kundërshtarit përballë. Kemi një çalim, sepse niveli i kundërshtarit politik është i atillë që të demotivon. Nuk na mungon motivimi sa kemi filluar të krahasohemi me veten tonë.

Rama Durrësin dhe jo Vlorën? Vlonjatët vlerësojnë thelbin. Kryeministri është vlonjat tipik dhe do vazhdojë të mbesë i tillë.

Leli? PS e Vlorës nuk ka pasur ndonjë problem në drejtim të rezultateve. Në një bashki si Vlora ku vëmendja e qeverisë jo vetëm nuk mungon por është në rritje të paimagjinueshme, patjetër që duhet një përgjigje në nivel lokal. Ka çalim në këtë drejtim, por ne jemi të motivuar për të ecur para.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kuvendi miraton me 110 vota ndryshimet në rregullore, pas marrëveshjes PS–PD; SPAK nuk do...

0
Kuvendi ka miratuar me 110 vota pro ndryshimet në rregulloren parlamentare, pas një dakordësie mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, që solli tërheqjen e...

FIFA po shqyrton zgjerimin e Kupës së Botës pas 2026: “Ideja ende larg realizimit”

0
Me afrimin e Kupës së Botës 2026, FIFA ka nisur të diskutojë mundësitë për ndryshime të mëtejshme në formatin e turneut pas përfundimit të...

Nëna e Matthew Perry-t dëshmon në gjykatë: “Ish-asistenti nuk e mbrojti dhe u përfshi...

0
Suzanne Perry, nëna e aktorit të ndjerë Matthew Perry, ka dëshmuar në gjykatë gjatë seancës së dënimit të ish-asistentit të tij, Kenneth Iwamasa, i...

Britania e Madhe akordon 23 milionë euro për luftën kundër Ebola-s në Kongo; OBSH...

0
Britania e Madhe ka njoftuar një paketë të re financimi deri në 23 milionë euro për të mbështetur përpjekjet kundër përhapjes së Ebola-s në...

Ekspertët e shëndetit mendor: “Si ta përballoni një ndarje dhe gabimet që e zgjasin...

0
Ekspertët e shëndetit mendor theksojnë se ndarjet në marrëdhënie janë gjithmonë të vështira dhe përjetohen ndryshe nga çdo individ, duke sjellë emocione si trishtim,...