19.9 C
Tiranë
Thursday, July 9, 2026

Vihet në pranga sot Bledar Daci, ishte dënuar nga Gjykata me 5 vite burg për vjedhje me dhunë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga sot Bledar Dacin 25-vjeç i cili ishte dënuar nga Gjykata me 5 vite burg për vjedhje me dhunë.

Po ashtu janë arrestuar dhe 4 shtetas: D. A., 33 vjeç pasi zotëronte sasi kanabis me vete, E. R., 33 vjeç, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, G. M., 22 vjeç, pasi duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, ka aksidentuar shtetasen S. K., 72 vjeçe, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes si dhe A. M., 65 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.

Njoftimi i Policisë:

Vihen në pranga 5 shtetas, 1 prej tyre i shpallur në kërkim, si dhe procedohen penalisht 11 shtetas të tjerë, për vepra të ndyshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit Bledar Daci, 25 vjeç, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 5 vite burgim për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
—-
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. A., 33 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.
—-
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. R., 33 vjeç, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. M., 22 vjeç, pasi duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, ka aksidentuar shtetasen S. K., 72 vjeçe, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
—-
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 65 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.
—-
U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit:

– F. M., 19 vjeç; R. C., 35 vjeç; D. B., 16 vjeç dhe F. T., 15 vjeç për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
– A. M., 44 vjeç dhe E. H., 50 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”;
– A. A., 23 vjeç, për veprën penale “Kanosja”;
– N. M., 27 vjeçe, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit së rendit publik”;
– G. Gj., 67 vjeç dhe E. Sh., 30 vjeçe, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”;
– K. B., 38 vjeçe, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
—-
Më datë 09.12.2021, rreth orës 19:30, në një kontinier në rrugën “Filip Janko”, kanë vjedhur disa vegla pune. Po punohet për kapjen e autorit/ve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Operacioni “Basti i Fundit” në Fushë-Krujë/ Arrestohet polici, dyshohet për organizim lojërash fati të...

0
Një punonjës policie dhe dy persona të tjerë janë arrestuar në flagrancë në kuadër të operacionit të koduar “Basti i Fundit”, pas një hetimi...

Zjarr i madh në Porto Palermo, zjarrfikësit ndërhyjnë për izolimin e flakëve

0
Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e djeshme zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, forcat zjarrfikëse...

Gjykata e Posaçme lë në burg Emiljan Burbën/ SPAK: Dyshohet se drejtonte grup kriminal...

0
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për Emiljan Burbën, i arrestuar pas hetimeve...

Veliaj kërkon përshpejtimin e gjykimit në Gjykatën e Lartë/ Avokati Ndreca: Vonesat cenojnë mandatin...

0
Mbrojtja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar në Gjykatën e Lartë kërkesën për përshpejtimin e shqyrtimit të çështjes së tij, pas zbardhjes...

E kërkuar nga Interpoli për atentatin me bombë në Monako, gjendet e vrarë në...

0
Një grua ukrainase, e shpallur në kërkim ndërkombëtar si e dyshuar për një atentat me bombë në Monako, është gjetur e pajetë pranë kryeqytetit...