27.5 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Basha nga selia blu “thumbon” Berishën: Në betejën tonë kemi në krah Amerikën dhe BE!

Lulzim Basha nga selia e PD-së:

“Të nderuar deputetë të Partisë Demokratike të gjithë demokratë të Shqipërisë, mblidhemi në një ditë kuptimplotë për të gjithë shqiptarët që kanë vlerat e demokracisë që 31 vite më parë janë nisur në një rrugëtim plot me sprova. Së pari dhe ndryshe nga herë të tjera, PD e kujton këtë ditë duke përjetësuar në ambientet e saj dokumentin thelbësor të emrave që sot nuk janë mes nesh por janë pa harruar, të atyre që janë jashtë atdheut dhe atyre që janë rikthyer nga SHBA dhe gjithë Europa për tu bashkuar dhe festuar me ne. Sprovat tona kanë qenë të panumërta si forca e parë kundër regjimit barbar që u mundua të pushtonte vëmendjen dhe shpirtin njerëzor dhe ta shkatërronte atë, regjimi komunist që ktheu vëllain kundër vëllait, shkatërroi pronën e lirinë që izoloi Shqipërinë si asnjë vend tjetër të Europës. Varfëroi në maksimum ndërgjegjen e kombit duke ndaluar muzikën artin që nuk ishte në përputhje me diktaturën, mbijetesa është tregues të këtij kombi fisnik të cdo shqiptari, ti primë daljes nga ky tranzicioni i stërgjatur ky është misioni i shenjtë i PD-së. Me barrën e rëndë të kaluarës mbi supe, me gjyle dhe mina të plasura dhe të paplasura kem i ecur përpara sprovë pas sprove. Kemi njohur momentet tona të dështimit dhe peshën e gabimeve që rëndojnë mbi supet e shqiptarëve por sot jam si kryetari i një partie politike të tregoj pendesë falje dhe të korrigjohem dhe ec përpara drejt të ardhmes. Kemi bërë gjëra të mëdha në këtë vend nga rrëzimi i diktaturës deri tek futja në NATO. Që nga shkëputja e diktaturës po kujtojmë sot se të gjitha arritjet mbajnë vulën e PD dhe demokratëve dhge sot përulemi me nderim. Në një ditë si kjo mentalitete të së shkuarës po mendohen të shkruajnë historinë asnjë nga këto arritje nuk do të ishte pa mbështetjen e perëndimit, pa mbështetjen e Amerikës dhe BE miqve tanë të cilëve duhet tui shpreh mirënjohjen. Sprova për demorkacinë për mësimet e para ku kishte edhe gabime që i kemi paguar shtrenj si familje politike edhe si shoqëri”, tha Basha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...