27.5 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Bie’ Kuvendi i datës 18 Dhjetor, miratohet zhbërja e të gjitha vendimeve që ka marrë Lulzim Basha

Kuvendi i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha në ambientet e stadiumit gjatë ditës së sotme, ka miratuar me shumicë votash ndryshimet statutore, që sipas tyre zhbëjnë çdo vendim të mëparshëm të marrë nga strukturat drejtuese të PD-së.

Me votim gjatë ditës së sotme, anëtarët e Kuvendit Kombëtar, do të votojnë në mënyrë të fshehtë për shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit, që më pas do të kalojë për Referendum dhe në datën 18 Dhjetor. Në këtë datë Lulzim Basha kishte parashikuar mbajtjen e Kuvendit të tij, por me vendimin e sotëm ai bëhet i pavlefshëm. Gjithashtu ‘ngrijnë’ dhe funksionet e kupolës drejtuese duke nisur nga sekretari i Pergjithshëm Gazmend Bardhi deri tek nënkryetarët Grida Duma, Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj.

Në Kuvendin e sotëm është ndryshuar edhe vula e Partisë Demokratike.

Delegatët kanë ngritur dorën duke miratuar nenin 8 të statutit i cili e bën PD-në me një vulë të re, e cila kthehet tek simbolet e vjetra.

Kjo vulë e re e dalë nga kuvendi me 4934 anëtarë i heq të drejtën Bashës dhe kryesisë së PD për të prodhuar dokumenta me vulën e vjetër duke e bërë të humbi përpos shumicës edhe simbolin. Ky qe një ndër 67 nenet e ndryshuara të statutit që kuvendi 11 dhjetorit miratoi me shumicë.

Sipas vendimeve të marra sot, Partia Demokratike do të drejtohet në rast të shkarkimit të Bashës nga Komisioni i Rithemelimit.

Partia do drejtohet në këtë mënyrë deri në zgjedhjet e reja të organeve drejtuese. Ndërkohë do jetë Kuvendi i 22 marsit të vitit të ardhshëm që do konfirmojë këto organe drejtuese.

LISTA

Agron Shehaj

Albana Vokshi

Aldo Bumçi

Arben Ristani

Belind Këllici

Blendi Himçi

Bujar Nishani

Çlirim Gjata

Edith Harxhi

Edi Paloka

Edmond Spaho

Eno Bozdo

Ervin Minarolli

Flamur Noka

Genc Deromemaj

Genc Pollo

Gent Strazimiri

Rigels Muçollari

Ivi Kaso

Keltis Kruja

Klevis Balliu

Ledina Mandija

Luan Baçi

Lorenc Luka

Mimoza Hajdarmataj

Oerd Bylykbashi

Sali Berisha

Evi Kokalari

Tritan Shehu

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...