9.5 C
Tiranë
Wednesday, May 6, 2026
spot_img

Lulzim Basha ashpërson tonet ndaj Berishës: “Berisha si një ish-kominist është gati të thërrmojë edhe PD-në vetëm për interesin e tij personal”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ashpërsuar tonet ndaj ish-liderit demorkat, Sali Berisha, duke thënë se ai është një burracak dhe një komunist.

Lulzim Basha ka shpërthyer ashpër në akuza ndaj ish-kryeministrit Berisha. Ai është shprehur se  sot ai zgjodhi në rrugë pa kthim si një ish-komunist që është gati të thërrmojë PD-në për interesat e tij.

“Ne kemi bërë cdo përpjekje për ti shapërtuar erzit Sali Berishës. Por Sali Berisha ka treguar se kur vjen puna për interesat e veta nuk ka as erz dhe as burrëri. Është një burracak, një ish-komunist i vjetër që është gati të thërrmojë gjithçka, edhe fëmijën e vet politike, vetëm e vetëm interesin e tij personal.

Duke u përpjekur të fshihen nga non grata, sot u përpoq të fshihej brenda PD-së. Ne qëndruam të qetë pasi ishim në një takim të zgjeruar punes për rininë dhe LDG-në. Vendosëm të mos biem pre e provokimit pasi për ne e para është Shqipëria dhe PD. Berisha po përpiqet të shkatërrojë PD-në pasi nuk mund ta përdorë më atë. Kjo është pamja e një humbësi që mundohet të shfaqet si një fitore. Kjo që bëri sot është rruga pa kthim që zgjodhi.  

Berisha si një ish-kominist është gati të thërrmojë edhe PD-në vetëm për interesin e tij personal. Puc institucional i tentuar me 11 dhjetor e kupton se sot Berisha është problemi i PD-së. Ne do ta lëmë pas si pakicë e dëshpëruar duke mos pasur mundësi marrjen peng të PD-së dhe demokratëve”- tha ai.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Salianji shpërthen ndaj Berishës: “Regjim Rama–Berisha, PD farsë dhe uzurpim i partisë”

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha, disa ditë pasi u përjashtua nga gara për drejtimin e PD-së,...

“Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë”, Ermal Mamaqi...

0
Mbrëmja e djeshme në spektaklin “Ferma VIP” u shoqërua me zhvillime të forta dhe tension të lartë mes konkurrentëve, pas eliminimit të Adionit dhe...

“Pyeste vetëm për shokët…” – babai i të miturit të plagosur rrëfen momentet pas...

0
Tragjedia e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një aksident i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër të mitur, vijon të trondisë...

Tragjedi në Elbasan: 56-vjeçari gjendet i pajetë, dyshohet vetëvrasje me armë zjarri

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e “Urës së Lizës” në Elbasan, ku një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete, dyshohet si...

“Devijova për të shmangur një makinë” – dëshmia e Nikoll Radaçit pas tragjedisë në...

0
Nikoll Radaçi ka dhënë dëshminë e tij lidhur me aksidentin tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë të mitur. Në deklarimet e tij...