33.2 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Basha: “Ky ishte një spektakël i shëmtuar i së kaluarës, kemi një person të frikësuar nga Kuvendi”

Një spektakël të shëmtuar të së kaluarës, që PD ka vendosur ta lerë pas. Kështu e ka konsideruar kreu i PD, Lulzim Basha situatën sot në PD, pas rikthimit të Sali Berishës dhe komisionit të Rithemelimit.

Basha deklaroi se Berisha u përpoq që të fshihet nga shpallja non-grata duke u futur në seli.

“Ky ishte një spektakël i shëmtuar i së kaluarës që PD ka vendosur të lerë pas. Shkaku dihet fare mirë. Dje u mblodh këshilli i PD në këtë sallë, u pasqyrua si veprojnë demokratët, ia kemi dalë të shkëputemi nga mashtrimet, apo rrahjet në sallat e këshillave.

 Sot pamë një njeri të frikësuar nga Kunvendi I 18 dhjetorit. Gjithë demokratët po presin që ky Kuvend, bashkimi të japë një përgjigje të shkuartës dhe të japë një mesazh Shqipërisë dhe kombit tonë. Ne e dimë dhe e njohim rrugën në të cilën do të drejtojmë këtë vend. Do ta bëjmë sëbashku. Do ta shpalosim në një Kuvend të madh që do jetë Kuvend demokratësh. Me vërtetësi dhe pa falsitet. Siç e thashë, kemi një person të frikësuar nga Kuvendi. Në përpjekje për tju fshehur non gratës, Berisha po përpiqet pas PD-së ose Brenda Selisë së PD. Ne ishim në punën tonë. Ne po bënim mbledhje me anëtarët e grupit të punës për zgjedhjet në FRPD dhe në Lidhjen demokratike të Gruas. Përpara për ne është Shqipëria” – tha Basha.

E sotmja është një tjetër shenjë e qartë e ndarjes së plotë dhe të pakthyeshme me pjesën e tij të errët të hisorisë. Jashtë ne instaluam një instalacion me firmëtarët e PD, ndodhet mes tyre edhe firma e tij. Kemi folur boll për arritjet e PD, sot është koha të dënoj aktet e një njeriu marrëzia e të cilit nuk ka fund. Në përpjekjen për karshëllik ndaj SHBA, në egoizmin për të marrë peng, PD dhe demokratët, për të mbivendosur hallin e tij personal dhe të familjes së tij, familjes tonë politike.” u shpreh Basha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...