24.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Vijon kontrolli në rrugë, arrestohen 5 shofer për tejkalim shpejtësie në aksin Sauk-Tiranë

Policia rrugore ka vijuar kontrollet gjatë natës në aksin Sauk-Teg dhe në të gjitha rrugët e Tiranës.

Si rezultat i kontrolleve prej orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme e deri në orën 00:30 të mëngjesit të sotëm janë evidentuar 23 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi nga 141km/h deri në 183 km/h, të cilëve iu pezullua leja e drejtimit nga 4 muaj deri në 18 muaj dhe u ndëshkuan me masë administrative nga 10.000 deri në 25.000 lekë të rinj secilit.

Gjithashtu janë ndëshkuar 4 drejtues automjetesh me nga 40.000 mijë lekë të rinj për gara shpejtësie.

Saka 2 shoferë janë arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 të tjerë për drejtim mjeti pa leje.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/Në Sauk-Teg në të dyja kahet e lëvizjes.

Policia Rrugore e Tiranës, kontrolle me radar , për të parandaluar aksidentet rrugore që vijnë si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara.

Si rezultat i kontrolleve prej orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme e deri në orën 00:30 të mëngjesit të sotëm janë evidentuar 23 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi nga 141km/h deri në 183 km/h, të cilëve iu pezullua leja e drejtimit nga 4 muaj deri në 18 muaj dhe u ndëshkuan me masë administrative nga 10.000 deri në 25.000 lekë të rinj secilit.

Gjithashtu janë ndëshkuar 4 drejtues automjetesh me nga 40.000 mijë lekë të rinj për gara shpejtësie.

Kontrolle edhe në të gjitha rrugët e Tiranës me drager për të parandaluar ngjarjet rrugore që vijnë si pasojë e drejtimit të mjeteve nën efektin e alkoolit.

Si rezultat janë pezulluar 9 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit..

Janë arrestuar 2 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Mos fluturoni në dhe mos abuzoni me alkoolin në timon!

Policia Rrugore me dragera e radarë është në rrugë 24/7.

Nuk është aksion, është punë e pandërprerë vetëm e vetëm për një qëllim, rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.

#ZbatoRregullatUdhëtoiSigurt

#RespektoKufizimeteShpejtësisëmos

#MosPërdorGjatëDrejtimitTë

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...