10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Kengëtari shqipëtar Noizy pas arrestimit mban një koncert për fëmijet në Kosovë

Disa orë pasi u lirua nga policia e Kosovës, reperi Rigels Rajku i njohur me emrin e artit “Noizy”, ka mbajtur një koncert për fëmijët në kampin e KFOR-it, teksa në rrjete sociale ndau disa nga momentet e mini-organizimit të tij.

Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme, “Noizy” i veshur me kostumin e babagjyshit të Vitit të Ri ka surprizuar fëmijët kosovar, të cilët janë mbledhur rreth tij me admirim.

Për sa i përket arrestimit të tij nga policia, reperi deklaroi se kishte të bënte me një urdhër arrest të lëshuar pas një gjobe të papaguar në lidhje me incidentin në Swiss Diamond. Reperi falenderon policinë e Kosovës për profesionalizmin dhe sjelljen njerëzorë dhe fajëson për ndalimin sistemin që nuk e kishte njoftuar për marrjen e gjobës.

“Respekte për policinë e Kosovës por sistemi është m*t. Fakti që dikush vendos të nxjerrë një flet arrest pa të lajmëruar sikur të paktën një herë, ndaç me telefonatë, ndaç me postë, ndaç me e-mail të lënë të kuptosh se mbi policinë janë disa idiota që e komandojnë atë. Më e forta është se më thanë e kemi lajmëruar një shokun tonë që e njeh një shokun tënd për këtë rast. Sepse ty nuk mund të të gjenim kontakt. Vërtet është kaq e vështirë. Nejse. Bëhet fjalë për incidentin që ka ndodhur në Sëiss Diamond në Prishtinë me 13 Shtator 2016. Dhe sipas tyre paskam një gjobë për të paguar dhe janë kujtuar pas 6 vitesh. Por kanë harruar të më kontaktojnë dhe kanë vendosur të nxjerrin fletë arrest. Edhe njëherë respekte për policinë e Kosovës për sjelljen njerëzore”,
shkruan Noizy.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...