34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Deklarimet për 15 vite, si u rrit mbi 3 herë pasuria e ish-ministrit Lefter Koka

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka deklaron pasuri familjare me vlerë 756 milionë lekë të investuara kryesisht në pasuri të patundshme dhe kapitale biznesi. Pavarësisht burimeve të deklaruara, ai rezulton me burime të pamjaftueshme financiare për dy vite të karrierës.
Lefter Koka u zgjodh ministër i Mjedisit në kabinetin e kryeministrit Edi Rama pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013, si pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ai u largua nga funksioni pas një mandati të plotë në vitin 2017, si pasojë e prishjes së koalicionit PS-LSI.

Lefter Koka ka përfunduar studimet në Fakultetit e Shkencave Juridike në Strugë. Ai u përfshi në politikë në vitin 2000 si anëtar i Këshillit Bashkiak të Durrësit, pas angazhimit në sektorin privat. Në vitet 2003-2007, Lefter Koka ka shërbyer si kryetar i Bashkisë së Durrësit, ndërsa prej vitit 2009 ishte deputet i Kuvendit të Shqipërisë nën siglën e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Ndryshe nga shumica e deputetëve të opozitës, Lefter Koka nuk pranoi ta djegë mandatin e deputetit në shkurt 2019, ndërsa në nëntor 2020 ai iu bashkua Partisë Socialiste.

Ky raport u prodhua nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës për pasuritë e anëtarëve të Këshillit të Ministrave gjatë viteve 2013-2020.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga ish-ministri Lefter Koka nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF]

Në deklaratën e parë të dorëzuar në ILDKPKI në vitin 2003, Lefter Koka deklaronte pasuri me vlerë rreth 204 milionë lekë, e përbërë kryesisht nga kuotat e tij në tre kompani biznesi. Ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria familjare e Z.Koka është rritur me mbi 3 herë, duke kapur vlerën e rreth 756 milionë lekëve.

Z.Koka deklaron familjarisht pasuri të patundshme me vlerë 495.9 milionë lekë, pjesë në kapital prej gati 242 milionë lekësh, likujditete bankare prej 11 milionë lekësh, automjete me vlerë 5.1 milionë lekë dhe kursime në cash prej 2.7 milionë lekësh.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...