34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Vuçiç në ‘Open Balkan’: Ne po mendojmë për të ardhmen e fëmijëve tanë, do të ketë subvecione nga shteti për të nxitur turizmin

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka mbajtur fjalën e tij në takimin e Ballkanit të Hapur, ku tha se i ka ardhur në majë të hundës që të japë sqarime se pse shtetet e ballkanit po bashkëpunojnë mes tyre.

Vuçiç tha se ka ardhur koha që të ketë shpejtim të zbatimit të marrëveshjeve, dhe shtoi se për verën e ardhshme, do të ketë subvencione nga shteti, për të nxitur turizmin rajonal.

“Në fakt i keni shpjeguar tashmë pothuajse të gjitha ato gjëra për të cilat ne kemi bashkëpunuar, dhe kemi punuar fort gjatë gjithë kësaj kohe. Këto janë rezultatet e para që ne kemi arritur, të cilat ju i prezantuat sot. Ne mund të përgatisim fëmijët tanë për të ardhmen që i pret. Kjo iniciativë është shumë më e madhe se ne të tre së bashku, do të krijojë themelet e të ardhmes së fëmijëve tanë.

Unë kam pasur mundësi që mbrëmë të bisedoja me përfaqësuesit e biznesit shqiptar, të cilët kishin interes të madh për të investuar qoftë në Serbi qoftë në Maqedoninë e Veriut, besoj fort që shumë më shumë qytetarë do të bëjnë turizëm mes tre vendeve tona.

Le të flasim për vendet e punës, fabrika në Maqedoni kishte nevojë për inxhinierë, dhe në fakt ishte e vështirë që të nxirreshin lejet e punës, tani nuk do të duhet të bëjmë asgjë, pasi punonjësit janë të mirëpritur në secilin prej vendeve. Ne do të mund që tiu ofrojmë atyre më shumë krahë pune, që njerëzit të lëvizin nga një vend në një vend tjetër.

Kjo është e rëndësishme dhe për investimet e huaja të drejtpërdrejta, është gjë e mirë që ne kemi dëgjuar qytetarët, përfaqësuesit e bizneseve, dhe kemi punuar që të përmbushim ato kërkesa që ata kishin. Tregtia do të jetë më e lehtë, këto janë çështje vërtetë tejet tejet të rëndësishme për qytetarët tanë.

Ne duhet të diskutojmë hapat e mëtejshëm, pasi njerëzit kanë pritshmëri më të larta, duhet ti bëjmë gjëra më shpejt dhe në mënyërë më efikase. Ne duhet të organizohemi, që gjatë sezonit të pushimeve, qytetarët e vendeve tona psh të kenë 5% ulje në hotele apo restorante, dhe kjo të subvencionohet mes shteteve, dhe kjo do ti inkurajojë njerëzit që të shkëmbejnë mes njëri tjetrit.

Më ka ardhur pak në majë të hundës që të japim justifikime për çdo gjë, a thua se kemi bërë diçka të gabuar, dhe të kërkojmë ndjesë ndaj atyre që nuk duan të bëhen pjesë. Është e vështirë për liderët e këtyre vendeve, se pse nuk janë pjesë e kësaj iniciative”, tha Vuçiç.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...