34.7 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Komisioni Evropian njeh certifikatën e COVID-19 të Malit të Zi, të barasvlershme me ato që lëshohen nga BE

Komisioni Evropian më 21 dhjetor njoftoi se njeh certifikatat për vaksinimin kundër koronavirusit që lëshohen nga autoritetet në Mal të Zi.

Komisioni konfirmoi se certifikatat për COVID-19 që lëshohen nga Mali i Zi janë “të barasvlershme me certifikatat digjitale të COVID-19 që lëshohen nga Bashkimi Evropian”, tha ky institucion i BE-së përmes një deklarate.

Përveç Malit të Zi, BE-ja ka vendosur që të njohë edhe certifikatat e Tajvanit, Tajlandës, Tunizisë dhe Uruguait. Sipas njoftimit, ky vendim i KE-së do të hyjë në fuqi më 22 dhjetor.

“Ky vendim del pas vlerësimit teknik të kryer nga shërbimet e BE-së për certifikatat që lëshohen nga këto pesë shtete dhe territore, dokumente të cilat do të inkorporohen në sistemin e BE-së. Blloku evropian do të trajtojë certifikatat e këtyre shteteve siç bën me certifikatat për COVID-19 të BE-së”, tha Komisioni Evropian.

Ky vendim nënkupton se çdo person që posedon certifikatë të lëshuar nga Malin i Zi mund ta përdorë atë me të njëjtat kushte sikurse një person që posedon certifikatën digjitale të BE-së për COVID-19.

Nga shtetet e tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria tashmë kanë marrë konfirmimin për njohjen e certifikatave të tyre.
Kosova dhe Bosnje e Hercegovina janë shtetet e vetme në rajon, certifikatat e të cilave ende nuk njihen nga BE-ja.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka thënë se mosnjohja e certifikatave të vaksinimit kundër koronavirusit nga blloku evropian është më shumë problem i natyrës teknike.

“Jemi në fazën kur duhet të bëhet i lexueshëm kodi QR offline [pa qenë të lidhur në internet]. Aktualisht është i lexueshëm vetëm online. Çështja ka të bëjë me aspektin teknik”, ka thënë më herët për Radion Evropa e Lirë Dafina Gexha, zëvendësministre e Shëndetësisë.

I ashtuquajturi kod QR, kur skanohet, ofron informacione për llojin e vaksinës së marrë, numrin e dozave dhe vendin e vaksinimit.
BE-ja po ashtu pritet që nga 10 janari i vitit 2022 të mos lejojë udhëtimet për qytetarët që nuk kanë marrë tri doza të vaksinës kundër koronavirusit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...