27.5 C
Tiranë
Tuesday, September 29, 2026

BIRN: Nga opozita denoncohet si ‘skandal i përmasave të jashtëzakonshme’, qeveria mbrohet duke thënë se dokumenti është ilegal

Një databazë me të dhënat personale dhe sensitive të 637,183 qytetarëve u shpërnda në seri prej mbrëmjes së të martës përmes aplikacionit “Whatsapp”, duke shënuar rrjedhjen më të madhe të të dhënave zyrtare në Shqipëri.

Databaza përmban numrat personalë, emrat, subjektet punëdhënëse si dhe pagën mujore të të gjithë personave të regjistruar si të punësuar në sektorin publik dhe atë privat në Shqipëri.

Presidenti Ilir Meta e denoncoi rrjedhjen e të dhënave si shkelje flagrante të lirive dhe të drejtave themelore dhe kushtetuese si dhe kërkoi hetim të shpejtë dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve.

Partia Demokratike në opozitë e denoncoi ngjarjen si “skandal të përmasave të jashtëzakonshme” dhe kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

“Sot paga dhe të dhënat sensitive të mbi 630 mijë qytetarëve janë në pazar për shkak të një shteti të rënë në duart e militantëve partiakë, që Edi Rama i përdor për pushtetin e tij personal,” tha deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj.

Zëdhënësi i qeverisë, Endri Fuga tha përmes një deklarate për shtyp se Ministria e Financave po e ndiqte me shqetësim daljen e të dhënave mbi pagat e shtetasve shqiptarë, por e cilësoi dokumentin si “ilegal’.

Përmes një gjuhe teknike, Fuga deklaroi se analizat paraprake tregojnë se ‘nuk ka ndodhur asnjë eksportim dixhital i databazës së pagave” dhe se dokumenti është “bashkim i disa copave të ndryshme”.

“Ndërkohë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë po përgatit denoncimin zyrtar për prokurorinë, në kërkim të zbardhjes së kësaj ndërhyrjeje kriminale në databazën e pagave të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë,” deklaroi Fuga.

Rrjedhja e fundit e të dhënave pason një tjetër rast të njohur si “skandali i patronazhistëve”, ku një databazë me të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë përdorej nga Partia Socialiste për qëllime elektorale. Të dhënat e databazës së rrjedhur në media në muaji prill, tregonin se Partia Socialiste kishte krijuar një ushtri me mbi 9 mijë “patronazhistë” në Tiranë përpara zgjedhjeve, të cilët përdornin të dhënat personale dhe kontaktet e qytetarëve të Tiranës.

Të mërkurën, Prokuroria e Tiranës tha se kishte nisur verifikimet, pasi kishte marrë një referim mbi rrjedhjen e të dhënave të të punësuarve në Shqipëri, së bashku me databazën përkatëse.

“Ka filluar verifikimi i materialeve të referuara,” tha drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 28 Shtator 2026

0
♈ Dashi Do të ndjesh më shumë energji dhe dëshirë për të vepruar. Në dashuri, një takim ose bisedë mund të sjellë një kthesë interesante. ♉...

Parashikimi I motit, e Hënë, 28 Shtator 2026

0
Pas një periudhe me reshje dhe temperatura më të ulëta, e diela, 27 shtator 2026, pritet të sjellë një përmirësim të dukshëm të motit...

Nga “vajza më e shëmtuar në shkollë” te ylli i pasarelave, historia e Anok...

0
Sot renditet ndër modelet më të kërkuara në industrinë e modës, por rruga e Anok Yai drejt majave të pasarelave botërore ka qenë e...

Konflikt për paratë në kantier, shqiptari 75-vjeçar sulmon me thikë grekun 65-vjeçar në Glyfada

0
Një 75-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi pasi sulmoi me thikë një 65-vjeçar grek në një kantier ndërtimi në Glyfada. Ngjarja ndodhi mesditën e së...

Klinika private në Greqi mbyllet pas zbulimit të repartit ilegal të kimioterapisë: Kontrollet u...

0
Menjëherë pas vdekjes së këngëtarit të njohur grek Giorgos Mazonakis, kontrolle të shumta kanë nisur në Greqi në klinika dhe qendra të ndryshme private....