27.5 C
Tiranë
Tuesday, September 29, 2026

Ben Blushi reagon për publikimin e të dhënave: Rroga ime 24 herë më e vogël nga sa pretendohet. Shpresoj që të ketë një përgjegjës

Prej më shumë se 24 orësh mbi 630 mijë shqiptarë kanë zbuluar rrogat e njeri-tjetrit. Kjo, pasi një databazë me të dhënat e punësimit të tyre në sektorin privat dhe publik, shoqëruar me numrin e kartave të identitetit, pozicionin e punës dhe pagën, ka dalë në rrjetet sociale.

Në listën e pagave janë edhe emrat e shumë biznesmenëve, drejtuesve të kompanive, personazheve të njohur të show bizz-it etj.

Një prej pagave që bëri bujë ishte dhe ajo e ish-deputetit dhe ish-drejtorit të Përgjithshëm të Top Channel, Ben Blushi, ku deklarohej një pagë mujore për janarin e këtij viti 24 milionë lekë të reja. Por kjo gjë është hedhur poshtë nga vetë Blushi. Ai ka deklaruar se paga e tij është 24 herë më e vogël nga sa pretendohet në dokument dhe deklaron se për daljen e këtyre të dhënave duhet të ketë një përgjegjës.

“Nga publikimet e paautorizuara të disa portaleve sot kam mësuar se kam një rroge që nuk e kam.
Në respekt të bashkëpunëtorëve të mi, në kompaninë ku kam punuar deri përpara tre javësh, dua te them se, rroga ime është 24 herë më e vogël se ajo që pretendohet se është.
Duke e ditur se kurioziteti njerëzor, nuk e ndal dot vuajerizmin të kthehet në sport ekstrem, shpresoj që të paktën një herë, ekspozimi i padenjë dhe në rastin tim edhe i pavërtetë, i të dhënave personale të ketë një përgjegjës”, deklaron Blushi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 28 Shtator 2026

0
♈ Dashi Do të ndjesh më shumë energji dhe dëshirë për të vepruar. Në dashuri, një takim ose bisedë mund të sjellë një kthesë interesante. ♉...

Parashikimi I motit, e Hënë, 28 Shtator 2026

0
Pas një periudhe me reshje dhe temperatura më të ulëta, e diela, 27 shtator 2026, pritet të sjellë një përmirësim të dukshëm të motit...

Nga “vajza më e shëmtuar në shkollë” te ylli i pasarelave, historia e Anok...

0
Sot renditet ndër modelet më të kërkuara në industrinë e modës, por rruga e Anok Yai drejt majave të pasarelave botërore ka qenë e...

Konflikt për paratë në kantier, shqiptari 75-vjeçar sulmon me thikë grekun 65-vjeçar në Glyfada

0
Një 75-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi pasi sulmoi me thikë një 65-vjeçar grek në një kantier ndërtimi në Glyfada. Ngjarja ndodhi mesditën e së...

Klinika private në Greqi mbyllet pas zbulimit të repartit ilegal të kimioterapisë: Kontrollet u...

0
Menjëherë pas vdekjes së këngëtarit të njohur grek Giorgos Mazonakis, kontrolle të shumta kanë nisur në Greqi në klinika dhe qendra të ndryshme private....