26.8 C
Tiranë
Tuesday, September 29, 2026

Policia vë në pranga dy të rinjtë në Fier: 30-vjeçarja e paketonte dhe e ndante në doza

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Paketimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta.

Operacioni nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me agjentët e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Fier.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas që shpërndanin lëndë narkotike kokainë, heroinë dhe cannabis sativa të ndarë në doza të vogla.Në Fier, gjatë operacionit “Paketimi” u arrestuan shtetasit Elinor Gjyshja dhe Irena Nana

Sekuestrohen dhjetëra doza me kokainë, heroinë, cannabis sativa, 90 mijë lekë të rinj, 4 aparate celulare, 1 automjet dhe sende të tjera që shërbenin për peshimin dhe paketimin e lëndës narkotike në doza.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, bazuar në informacionet e grumbulluara në rrugë policore për dy shtetas që shpërndanin lëndë narkotike të forta në doza, në disa zona të qytetit të Fierit, kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Fier finalizuan operacionin policor të koduar “Paketimi.

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve E. Gj., 33 vjeç dhe I. N., 30 vjeçe, të dy banues në Fier.

Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit E. Gj. dhe më pas në banesën e tij (ku ndodhej shtetasja I. N., e cila paketonte lëndën narkotike në doza), shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 170 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë, një pjesë e saj e ndarë në doza gati për shitje, 18 doza me lëndë narkotike heroinë, doza me cannabis sativa, 90.000 lekë të rinj, 4 aparate celulare, 1 automjet, 1 peshore elektronike dhe sende të tjera që shërbenin për paketimin e lëndës narkotike në doza.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 28 Shtator 2026

0
♈ Dashi Do të ndjesh më shumë energji dhe dëshirë për të vepruar. Në dashuri, një takim ose bisedë mund të sjellë një kthesë interesante. ♉...

Parashikimi I motit, e Hënë, 28 Shtator 2026

0
Pas një periudhe me reshje dhe temperatura më të ulëta, e diela, 27 shtator 2026, pritet të sjellë një përmirësim të dukshëm të motit...

Nga “vajza më e shëmtuar në shkollë” te ylli i pasarelave, historia e Anok...

0
Sot renditet ndër modelet më të kërkuara në industrinë e modës, por rruga e Anok Yai drejt majave të pasarelave botërore ka qenë e...

Konflikt për paratë në kantier, shqiptari 75-vjeçar sulmon me thikë grekun 65-vjeçar në Glyfada

0
Një 75-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi pasi sulmoi me thikë një 65-vjeçar grek në një kantier ndërtimi në Glyfada. Ngjarja ndodhi mesditën e së...

Klinika private në Greqi mbyllet pas zbulimit të repartit ilegal të kimioterapisë: Kontrollet u...

0
Menjëherë pas vdekjes së këngëtarit të njohur grek Giorgos Mazonakis, kontrolle të shumta kanë nisur në Greqi në klinika dhe qendra të ndryshme private....