26.8 C
Tiranë
Tuesday, September 29, 2026

Detyrim me paraqitje për dy të akuzuarit për djegien e flamurit serb/Reagon Balliu dhe Gjata:Policia zbatoi vendimin politik të urdhëruar nga Rama

Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë duke vendosur “Detyrim me paraqitje” për Besnik Balani dhe Astrit Cara dy të akuzuarit për djegien e flamurit serb ditën e protestës të thirrur nga ish-Kryeministri Sali Berisha.

Pas vendimit të Gjykatës, kanë reaguar Klevis Balliu dhe Ndriçim Gjata të cilët e kanë konsideruar një vendim dhe arrestim politik të “urdhëruar” sipas tyre nga Edi Rama.

Klevis Balliu:
“Edi Rama për tu qartësuar juve, ka bërë një status në Facebook duke thënë se ata që dogjën flamurin duhet të arrestohen. Sa për dijeni tuaj personat në Serbi nuk janë arrestuar, kurse policia shqiptare me urdhër politik të Ramës i ka arrestuar. Në 2012 komisioni e ka hequr nga kodi penal për shkelje penale djegien e flamurit. Ju tregoj një rast të ngjashëm, në SHBA Gjykata ka vendosur që djegia e flamurit është një pjesë e shprehjes së lirisë së individit, nuk është vepër penale. Kjo ishte qokë e Ramovicit që i bën qejfin Vucicit, asnjë nuk do ta ndalojë revolucionin e shqiptarëve”.

Ndriçim Gjata:
“Prokuroria dhe Gjykata s’ka asnjë provë asnjë rrezikshmëri të këtyre persona. Këta janë akuzuar për nxitje të urrejtjes, djegia e flamurit nuk është vepër penale. As për nxitje urrejtje s’kanë asnjë provë, nuk është problemi që u dogj flamuri serb, e mbani mend atë ndeshje në Beograd sa flamuj u dogjën dhe askush nuk u dënua. Asnjë nuk është arrestuar në Serbi, Edi Rama gënjen, sapo Rama bëri statusin në Faceboook menjëherë policia i arrestoi”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 28 Shtator 2026

0
♈ Dashi Do të ndjesh më shumë energji dhe dëshirë për të vepruar. Në dashuri, një takim ose bisedë mund të sjellë një kthesë interesante. ♉...

Parashikimi I motit, e Hënë, 28 Shtator 2026

0
Pas një periudhe me reshje dhe temperatura më të ulëta, e diela, 27 shtator 2026, pritet të sjellë një përmirësim të dukshëm të motit...

Nga “vajza më e shëmtuar në shkollë” te ylli i pasarelave, historia e Anok...

0
Sot renditet ndër modelet më të kërkuara në industrinë e modës, por rruga e Anok Yai drejt majave të pasarelave botërore ka qenë e...

Konflikt për paratë në kantier, shqiptari 75-vjeçar sulmon me thikë grekun 65-vjeçar në Glyfada

0
Një 75-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi pasi sulmoi me thikë një 65-vjeçar grek në një kantier ndërtimi në Glyfada. Ngjarja ndodhi mesditën e së...

Klinika private në Greqi mbyllet pas zbulimit të repartit ilegal të kimioterapisë: Kontrollet u...

0
Menjëherë pas vdekjes së këngëtarit të njohur grek Giorgos Mazonakis, kontrolle të shumta kanë nisur në Greqi në klinika dhe qendra të ndryshme private....