24.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Më të mirët e Olimpiadave/ Veliaj dhe Kushi marrin pjesë në ceremoninë e dhënies së certifikatave: “Kur ne shqiptarët i vëmë syrin diçkaje, nuk ka asgjë që na ndalon”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me ministren e Arsimit Evis Kushi, morën pjesë në ceremoninë e dhënies së certifikatave për nxënësit fitues në fazën e tretë të olimpiadave kombëtare 2020-2021, e cila u zhvillua në Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë.

“Kur mendoj sa shumë punë kemi bërë në Tiranë, si kjo foleja e bukur këtu – salla “Tonin Harapi” – jam shpresëplotë se kemi bërë një investim që u shërben të gjtihëve ju. Fakti se sot kemi çuna dhe goca që fituan olimpiada dhe dolën me sukses, do të thotë se kur ne shqiptarët i vëmë syrin diçkaje, kur kemi një bashkëpunim mes një nxënësi të zellshëm dhe një mësuesi të përkushtuar, nuk ka asgjë që na ndalon. Sot jam shumë krenar, jo vetëm për ata që marrin medalje, por edhe për mësuesit që kanë kontribuar me përkushtimin e tyre.”

Kreu i Bashkisë ftoi të rinjtë fitues të olimpiadave të aplikojnë në thirrjen e Bashkisë së Tiranës për projekte për vitin 2022  ku Tirana do jetë Kryeqyteti Europian i Rinisë.

“Mezi pres vitin tjetër kur do të jemi Kryeqyteti Europian i Rinisë. E shoh si një mundësi të shkëlqyer thirrjen për projekte apo aktivitete, e cila do të jetë e hapur deri në datën 28 janar! Mund të aplikoni si shkollë apo për një koncert, ansambël apo olimpiadë, por gjithmonë duam që të ftoni edhe miq nga rajoni, ose nga e gjithë Europa, për ta treguar realisht fytyrën europiane të qytetit të Tiranës. Ky do të jetë viti ku ne do të kemi buxhetin më të madh ndonjëherë në Republikën e Shqipërisë në qytetin tonë për rininë, edhe për investimet për çunat dhe gocat e rinj, dhe qielli është limiti se çfarë mund të bëjmë bashkë,” deklaroi ai.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...