26.8 C
Tiranë
Tuesday, September 29, 2026

Inteligjenca daneze paralajmëron: Rusia mund të testojë NATO-n me sulme të kufizuara

Rusia mund të ndërmarrë sulme të kufizuara ndaj vendeve anëtare të NATO-s, ndërsa tensionet me Evropën vijojnë të rriten. Paralajmërimi vjen nga shërbimi danez i inteligjencës ushtarake, në raportin e publikuar më 24 shtator.

Sipas “Corriere della Sera”, një pushtim i plotë i një vendi të NATO-s mbetet shumë i pamundur, por rreziku për incidente të kufizuara ushtarake vlerësohet se është në rritje.

Inteligjenca daneze vlerëson se Moska mund të tentojë të testojë reagimin e Aleancës përmes sulmeve ndaj infrastrukturës, akteve të sabotimit ose operacioneve të tjera që mund të shkaktojnë përçarje brenda NATO-s.

Sipas vlerësimit të inteligjencës daneze, këto veprime do të mund të shërbenin për të matur gatishmërinë dhe reagimin e vendeve të Aleancës, pa kaluar domosdoshmërisht në një konflikt të drejtpërdrejtë dhe të gjerë me NATO-n.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Nicole Scherzinger digjet nga uji i valuar një orë para koncertit: “Por shfaqja duhet...

0
Këngëtarja e njohur Nicole Scherzinger pësoi një djegie të dhimbshme në këmbë vetëm një orë para se të dilte në skenë në Düsseldorf të...

Tragjedia në Brazil: Nëna dhe vajza 28-vjeçare humbin jetën nga kanceri me vetëm 10...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur një familje në Brazil, ku një nënë dhe vajza e saj 28-vjeçare humbën jetën nga kanceri me vetëm...

Sulme të reja ruse në Ukrainë, goditet Akademia e Shkencave në Kiev: Të vrarë...

0
Një valë e re sulmesh ruse ka goditur disa zona të Ukrainës, përfshirë qendrën e Kievit, ku një dron me motor reaktiv goditi ndërtesën...

Pamjet satelitore nxjerrin në pah shkatërrimin në Gaza: Miliona tonë rrënoja dhe mijëra njerëz...

0
Pamjet e përditësuara satelitore të Google Earth kanë nxjerrë në pah përmasat e shkatërrimit në Rripin e Gazës, ku zona të gjera shfaqen të...

Qosja në Komisionin e Ligjeve: “Ne qëndrojmë për 100 bashki dhe 12 qarqe”

0
Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, ka marrë fjalën në Komisionin e Ligjeve, ku ka mbështetur propozimin e opozitës për një hartë të...