17.1 C
Tiranë
Tuesday, September 29, 2026

Evis Kushi uron nxënësit për festat e fundvitit: “Kur jashtë bën ftohtë nuk ka kënaqësi më të madhe sesa të shfletosh një libër te bukur”

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi me fillimin e pushimeve për festat ka uruar nxënësit nëpërmjet një video-mesazhi.

Në mesazhin e saj Kushi shprehet e kënaqur për mbylljen e suksesshme të tremujorit të parë të këtij viti shkollor, pavarësisht sfidave dhe vështirësive që ka pasur.

Mesazhi i plotë i ministres Kushi:

Të dashur nxënës!

Sot mbyllim tremujorin e parë të këtij viti shkollor dhe jam e kënaqur që deri tani, pavarësisht sfidave dhe vështirësive, procesi mësimor po zhvillohet me sukses, e fatmirësisht me prezencë fizike në shkolle për të gjithë. Ndihem vërtetë krenare që këtë vit mijëra nxënës po mësojnë në shkolla të reja, më të mëdha më të forta e më të bukura. Do të vazhdojmë të ndërtojmë edhe të tjera, kudo në Shqipëri, gjithçka për ju dhe brezat që do të vijnë, …që Shqipëria nesër të zgjohet edhe më e bukur … e që ju të jeni çdo ditë më të buzëqeshur.

Të dashur nxënës!

Me afrimin e festave të fund vitit, dua t’ju uroj të gjithëve pushime të mbara! Shijojini pushimet, gëzoni, festoni, luani, shëtisni, me familjet, me shokët, edhe me gjyshërit mos harroni.

Por, dua t’ju përcjell edhe një këshillë.

Krahas argëtimit, mos harroni të lexoni edhe librat që ju kanë sugjeruar mësuesit apo edhe prindërit tuaj. Me besoni, kur jashtë bën ftohtë, bie shi apo dëborë, nuk ka kënaqësi më të madhe sesa të shfletosh një libër te bukur.  Kthejeni leximin e librit në një zakon argëtues! Sepse leximi është zakoni më i mire dhe më i vlefshëm për çdo njeri!

Kalofshi pushime të bukura dhe GËZUAR FESTAT!

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Stresi largohet nga rrjetet sociale, fshin fotografitë dhe ndjekësit: “Nuk është një lamtumirë”

0
Rap-artisti Stresi ka surprizuar ndjekësit me një vendim të papritur, duke njoftuar se do të shkëputet për një periudhë nga rrjetet sociale. Artisti nuk ka...

Horoskopi ditor, e Diel, 27 Shtator 2026

0
♈ Dashi Do të ndjesh më shumë energji dhe dëshirë për të vepruar. Në dashuri, një takim ose bisedë mund të sjellë një kthesë interesante. ♉...

Parashikimi I motit, e Diel, 27 Shtator 2026

0
Pas një periudhe me reshje dhe temperatura më të ulëta, e diela, 27 shtator 2026, pritet të sjellë një përmirësim të dukshëm të motit...

Fundi i shtatorit sjell surpriza në dashuri, 3 shenja mund të marrin mesazh nga...

0
Fundi i shtatorit sjell një atmosferë të veçantë astrologjike për çështjet e zemrës. Me Venusin në Akrep dhe Mërkurin në Peshore, komunikimi, emocionet dhe...

Media rumune ngre pretendimet për lidhjet Hyseni-Coldea: “Do të kishin ndarë edhe të njëjtën...

0
Media rumune “Realitatea PLUS” ka publikuar një artikull ku ngre pretendime për lidhje mes ish-drejtores së SHISH, Vlora Hyseni, dhe Florian Coldeas, ish-zëvendësdrejtorit të...