26.8 C
Tiranë
Tuesday, September 29, 2026

Inaugurimi i shtëpive të reja në Thumanë/ Rama: “Familjet në këtë kompleks godinash do bëjnë gëzuar Vitin e Ri në një shtëpi të re”

Kryeministri Edi Rama ka qenë pasditen e sotme i pranishëm në r, të rindërtuara pas tërmetit.

Në fjalën e mbajtur sot në lagjen e rindërtuar në Thumanë, kryeministri Edi Rama tha se askush nuk e kishte menduar dy vite më parë që do të ndodhte ky transformim.

Më tej Rama u shpreh se pjesa më e madhe shtëpive  janë rindërtuar nga fondi i buxhetit të shtetit dhe jo nga donacionet.

Kreu i qeverisë tha se familjet e kompleksit të ri do ta festojnë Vitin e Ri në banesat e reja, duke shtuar se zona ka potenciale turistike.

“Bekim përjetë për të gjithë banorët që sot pjesë-pjesë fillojnë të kthehen në shtëpi në një Thumanë që ishte krateri i zymtë i një tërmeti shkatërrimtar, që këtu bëri numrin më të madh të viktimave dhe sot është shëmbëlltyrë e Rilindjes në kuptimin e plotë të fjalës. U jam mirënjohës të gjithë inxhinierëve, arkitektëve, Fondit Shqiptar të Zhvillimit që ka cuar përpara një proces aspak të lehtë për mundësimin e kësaj pamjeje që pa asnjë diskutim dy vjet më parë mes lotëve të asaj tragjedie askush nuk do ta kishte besuar se do ishte Thumana e dy vjetëve më pas. Ja ku jemi këtu dhe jam shumë krenar që këta fëmijë, baballarë dhe gjyshër, sot me grupin e parë të familjeve do hyjnë në shtëpitë e tyre dhe deri në Vitin e Ri të gjitha familjet në këtë kompleks godinash do bëjnë gëzuar Vitin e Ri në një shtëpi të re, shumë më të bukur, shumë më të fortë, më komode, pjesë e një kompleksi që krijon komunitet”, tha Rama.

“E pra transformimi i kësaj depoje të vjetër uji që ishte një karakatinë që qëndronte si gogol dhe nuk i rezistoi dot goditjes për shkak të banesave krejtësish të armotizuara, të papërshtatshme, sot kthehet në një përmendore të kujtesës për ata që humbën jetën dhe shpresën për të ardhmen, përbën një arsye të fort për të besuar te e ardhmja. Jam shumë i lehtësuar që vajzat dhe djemtë adoleshentë të Thumanës zhvillojnë sot mësim në një shkollë tërësisht të rindërtuar. Kjo do të ishte një hapësirë e dëshiruar në Tiranë. Kur unë kam thënë atëherë që ne do ta rindërtojmë Thumanën shumë më të bukur sec ishte, shumëkush më ka përqeshur, shumëkush më ka mallkuar, shumëkush tjetër as ka menduar dy herë para se të thotë kështu e kanë të gjithë këta politikanët, del në TV dhe na harroi. Kam thënë që kjo qytezë do bëhet një destinacion turistik”, shtoi ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Stephen Graham rrëfen periudhën më të errët: “Në të 20-at tentova t’i jepja fund...

0
Aktori britanik Stephen Graham ka folur hapur për një nga periudhat më të vështira të jetës së tij, duke rrëfyer se në fillim të...

Elvis Lila shfaqet për herë të parë në publik si kreu i komanduar i...

0
Kreu i komanduar i Shërbimit Informativ të Shtetit, Elvis Lila, ishte i pranishëm sot në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, të thirrur nga...

Fermerja pa burrat e maskuar pranë bazës ushtarake dhe telefonoi 999: “Jam absolutisht e...

0
Një fermere britanike që telefonoi numrin e emergjencës 999 pasi vuri re automjete dhe persona të maskuar pranë bazës ajrore RAF Fairford, në Gloucestershire,...

Irani mohon negociatat me SHBA-në në OKB: “Delegacioni nuk ka plane për bisedime”

0
Media shtetërore në Iran ka raportuar se delegacioni iranian në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së nuk kishte planifikuar bisedime me Shtetet e Bashkuara, pavarësisht...

Ukraina ul hendekun financiar me 7 miliardë dollarë, por shqyrton shkurtime të tjera për...

0
Ukraina ka reduktuar nga 27 në 20 miliardë dollarë hendekun e financimit të buxhetit përmes masave të kursimit, ndërsa qeveria po shqyrton shkurtime të...