26.8 C
Tiranë
Tuesday, September 29, 2026

Qeveria zgjat afatin e rivlerësimit të pronave të paluajtshme deri më 30 prill 2022

Qeveria ka zgjatur afatin e rivlerësimit të pronave me akt normativ. 31 dhjetori ishte afati i fundit nga qeveria, por duke se eshte shtyre serish.

Përmes një akti normativ të miratuar në mbledhjen e Këshillit të Minitsrave, afati është shtyrë nga 31 dhjetor 2021 në 30 prill 2022.

Vendimi i Këshillit të Ministrave:

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në ligjin nr.90/2019, “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Në nenin 1 bëhen ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme:

  1. Në pikën 1, fjalët “… deri në datën 31 dhjetor 2021 …” zëvendësohen me “… deri në datën 30 prill 2022 …”;
  2. Pas pikës 1 shtohet pika 1.1, me këtë përmbajtje:

“1.1. Parashikimi i pikës 1, të këtij neni, zbatohet edhe për kërkesat e dorëzuara pranë ASHK-së, të cilat nuk kanë përfunduar brenda datës 30 prill 2022, në rast se pagesa e tatimit për to bëhet para datës 31 korrik 2022.”.

Neni 2

Në nenin 5, fjalët “… dhe i shtrin efektet deri në datën 31 dhjetor 2021 …” zëvendësohen me “… dhe i shtrin efektet deri në datën 30 prill 2022 …”.

Neni 3

Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I EDI RAMA

Sipas të dhënave të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) për Monitor për vitin 2021 janë kryer 56,623 aplikime për rivlerësimin e shtëpive.

Konkretisht, nga totali i numrit të aplikimeve të kryera për 32,944 të tilla (ose 58% e totalit të aplikimeve) është paguar tatimi 3% dhe ka përfunduar procesi. Për 16,682 aplikime nuk është paguar tatimi nga qytetarët.

Nga ASHK janë ende të patrajtuara 2,506 aplikime dhe 4,491 prej tyre janë anuluar. Për totalin e aplikimeve të përfunduara në 2021 janë arkëtuar rreth 3,6 mld lekë. Në përfundim të procesit nga ASHK do të deklarohet totali i aplikimeve të kryera në këto dy vjet të zbatimit të procesit me tatim 3% nga 15% që ishte më parë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 28 Shtator 2026

0
♈ Dashi Do të ndjesh më shumë energji dhe dëshirë për të vepruar. Në dashuri, një takim ose bisedë mund të sjellë një kthesë interesante. ♉...

Parashikimi I motit, e Hënë, 28 Shtator 2026

0
Pas një periudhe me reshje dhe temperatura më të ulëta, e diela, 27 shtator 2026, pritet të sjellë një përmirësim të dukshëm të motit...

Nga “vajza më e shëmtuar në shkollë” te ylli i pasarelave, historia e Anok...

0
Sot renditet ndër modelet më të kërkuara në industrinë e modës, por rruga e Anok Yai drejt majave të pasarelave botërore ka qenë e...

Konflikt për paratë në kantier, shqiptari 75-vjeçar sulmon me thikë grekun 65-vjeçar në Glyfada

0
Një 75-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi pasi sulmoi me thikë një 65-vjeçar grek në një kantier ndërtimi në Glyfada. Ngjarja ndodhi mesditën e së...

Klinika private në Greqi mbyllet pas zbulimit të repartit ilegal të kimioterapisë: Kontrollet u...

0
Menjëherë pas vdekjes së këngëtarit të njohur grek Giorgos Mazonakis, kontrolle të shumta kanë nisur në Greqi në klinika dhe qendra të ndryshme private....