14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Lindita Nikolla uron besimtarët e krishterë me rastin e festës së Krishtlindjes: “Një ditë kur gëzimi mund hidhërimin, drita tret errësirën, e mira largon të keqen”

Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla , ka uruar sot besimtarët e krishterë me rastin e festës së Krishtlindjes.

“Krishtlindja është një ndër festat më të bukura të njerëzimit. Besimtarët e krishterë ndajnë gëzimin, dashurinë, mirësinë, shpresën dhe besimin me njeri-tjetrin, por edhe me besimtarët e tjerë, me të gjithë qytetarët.

Është një ditë kur gëzimi mund hidhërimin, drita tret errësirën, e mira largon të keqen, shpresa fiton mbi vështirësitë. Edhe këtë vit, kjo festë e bukur kremtohet nën kufizimet e pandemisë. Bashke me urimin, dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për besimtarët e krishterë si edhe besimtarët, komunitetet e institucionet e tjera fetare, për mbështetjen dhe solidaritetin ndaj qytetarëve gjatë kohëve të vështira të pandemisë. Le të mësojmë, të inspirohemi e udhëhiqemi të gjithë  nga shpirti i sakrificës, tolerancës, humanizmit dhe solidaritetit.  Krishtilindje të gëzuar!”

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Brikena dhe Gimbo drejt televotimit, Mateo dhe Selin shpëtojnë nominimin

0
Në një zhvillim të ri nga shtëpia e Big Brother, banorët Brikena dhe Gimbo janë të nominuarit që do të përballen me televotimin për...

Kosova nis njohjen e dokumenteve dhe lejet e përkohshme për serbët pa dokumente kosovare

0
Duke filluar nga sot, Qeveria e Kosovës do t’u ofrojë individëve të komunitetit serb që nuk janë pajisur me dokumente kosovare leje të përkohshme...

Garda Revolucionare e Iranit paralajmëron SHBA: “Tërhiqni kompanitë dhe punonjësit nga Lindja e Mesme”

0
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të tërheqin kompanitë dhe punonjësit e tyre nga Lindja e Mesme, ndërsa...

Shpërthim me tritol në Lezhë, dëmtohet makina e një polici

0
Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur orët e para të mëngjesit qytetin e Lezhës, ku një automjet në pronësi të një efektivi policie...

Tragjedi në Korçë: Ndërron jetë foshnja 2-muajshe pasi u transportua në QSUT

0
Një foshnjë 2-muajshe ka ndërruar jetë në Spitalin Universitar të Tiranës (QSUT), pas një transporti urgjent për mjekim të specializuar për shkak të gjendjes...