26.8 C
Tiranë
Tuesday, September 29, 2026

Publikimi i pagave të 630 mijë qytetarëve shqiptarë/ Berisha: “Në Shqipëri si në asnjë vend të botës sistemet dixhitale janë në kontroll të mafies shteterore të drogës dhe krimit”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish mbi skandalin e publikimit të pagave të 630 mijë qytetarëve shqiptarë, që u pasua nga publikimi edhe i targave të automjeteve.

Berisha shkruan se në Shqipëri si në asnjë vend të botës të gjitha sistemet dixhitale të narkoshtetit janë në kontroll të plotë të mafies shtetërore të drogës dhe krimit, e cila përdor të dhënat e tyre për terror psikologjik, partiak, politik, financiar, ekonomik, elektoral, banditesk të narkoshtetit dhe bandave të tij ndaj qytetareve.

Berisha flet për një shtet terrorist duke theksuar se shpëtimi i vetëm i Shqipërisë janë protestat.

Reagimi nga Sali Berisha

Narkoshteti apo shteti terrorist ndaj qytetareve te tij!Protesta dhe vetem protesta eshte shpetimi i Shqiperise. Miq, si ne asnje vend tjeter te botes, demokraci qofte apo diktature nuk ndodhe kjo qe ka ndodhur ne Shqiperi: Gjithçka ne duart e mafies dhe krimit te organizuar.

Ne Shqiperi si ne asnje vend te botes te gjitha sistemet dixhitale te narkoshtetit jane ne kontroll te plote te mafies shteterore te droges dhe krimit, e cila perdor te dhenat e tyre per terror psikologjik, partiak, politik, financiar, ekonomik, elektoral, banditesk te narkoshtetit dhe bandave te tij ndaj qytetareve.

Nxjerrja e te gjithe databazes se shtetit, de facto narkoshtetit, pra te te gjitha te dhenave te privatesise se qytetareve nga kreu i Meduzes Edi Rama dhe banda e tij per te maskuar skandalet monstruoze me aferat e djegsave, arbitrazheve, PPP, koncesioneve, prokurimeve sekrete qe sipas Kontrollit te Larte te Shtetit arrijne ne 8,2 miliard euro, perben aktin me te rende dhe me te pashembullt ne historine e nje shteti.

Ky proces antikushtetues nisi me angazhimin direkt te Edi Rames ne plaçkitjen e 20 milione deklaratave ne serverin e tatimeve, dergimin ne seline e PS ne duart  patronazhisteve te te dhenave personale te rreth 1 milione shqiptar per terror elektoral dhe vazhdoi me publikimin e rrogave te mbi 600 mije punonjesve publik dhe privat vendas dhe te huaj te Shqiperise dhe se fundi publikimi i te gjitha targave te leshuara ne Shqiperi duke bere keshtu objekt sulmesh te qindra mijra shqiptareve nga narkoshteti dhe bandat e tij mafioze!

Ky megaskandal i pandodhurkund ne bote eshte nje thirrje, nje kushtrim per opoziten dhe mbare shoqerine shqiptare te ngrihen ne protestat me te fuqishme qe vendi ka njohur keto 30 vite per permbysjen sa me pare te rregjimit mafioz kriminal te kreut te meduzes Edvin Kristaq Rama dhe narkoshtetit te tij ne Shqiperi. sb

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 28 Shtator 2026

0
♈ Dashi Do të ndjesh më shumë energji dhe dëshirë për të vepruar. Në dashuri, një takim ose bisedë mund të sjellë një kthesë interesante. ♉...

Parashikimi I motit, e Hënë, 28 Shtator 2026

0
Pas një periudhe me reshje dhe temperatura më të ulëta, e diela, 27 shtator 2026, pritet të sjellë një përmirësim të dukshëm të motit...

Nga “vajza më e shëmtuar në shkollë” te ylli i pasarelave, historia e Anok...

0
Sot renditet ndër modelet më të kërkuara në industrinë e modës, por rruga e Anok Yai drejt majave të pasarelave botërore ka qenë e...

Konflikt për paratë në kantier, shqiptari 75-vjeçar sulmon me thikë grekun 65-vjeçar në Glyfada

0
Një 75-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi pasi sulmoi me thikë një 65-vjeçar grek në një kantier ndërtimi në Glyfada. Ngjarja ndodhi mesditën e së...

Klinika private në Greqi mbyllet pas zbulimit të repartit ilegal të kimioterapisë: Kontrollet u...

0
Menjëherë pas vdekjes së këngëtarit të njohur grek Giorgos Mazonakis, kontrolle të shumta kanë nisur në Greqi në klinika dhe qendra të ndryshme private....