26.8 C
Tiranë
Tuesday, September 29, 2026

Presidenti Ilir Meta uron besimtarët e krishterë: “Secili prej nesh ka mundësinë të jetë një shembull i përkryer i dashurisë”

Presidenti Ilir Meta ka uruar besimtarët krishterë dhe qytetarët shqiptarë me rastin e festës së Krishtlindjes.

Nëpërmjet një mesazhi në ‘Facebook’ Meta shprehet se mesazhi i përjetshëm i dashurisë që nuk shuhet kurrë i bën bashkë të gjithë njerëzit.

Kreu i Shtetit thotë se teksa të gjithë mblidhen për të festuar, të gjithë prej nesh ka mundësinë për të dhënë nëj shembull dashurie dhe besimi.

Mesazhi i Presidentit Meta:

Nga zemra u uroj sonte GËZUAR KRISHTLINDJEN besimtarëve të krishterë dhe mbarë popullit shqiptar!

Mesazhi i përjetshëm i dashurisë, i dritës që nuk shuhet kurrë dhe i shpresës së pakufishme të kësaj feste, që na bashkon të gjithëve, prek dhe ngroh zemrat tona, duke sjellë më shumë lumturi dhe gëzim në çdo vatër familjare, na jep forcë përballë sfidave aktuale, na mbush me shpresë për ditët më të mira që ende nuk kanë ardhur.

Lindja e Krishtit i jep kuptim jetës brenda nesh dhe besimit për një të nesërme më të mirë, në paqe, dashuri dhe mirëqenie, na frymëzon e na bën më solidarë që të mos i harrojmë, të kujdesemi dhe t’u zgjasim dorën me përulësi atyre që kanë nevojë për përkrahje dhe mbështetje materiale dhe shpirtërore.

Ndërsa familjet dhe miqtë mblidhen sonte për të festuar, të mos harrojmë se secili prej nesh ka mundësinë të jetë një shembull i përkryer i dashurisë, në rrugën drejt shpresës, besimit për një jete të bukur, një familje të bekuar, një shoqërie të paqtë e të shëndetshme!

Për shumë mot GËZUAR KRISHTLINDJEN!

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 28 Shtator 2026

0
♈ Dashi Do të ndjesh më shumë energji dhe dëshirë për të vepruar. Në dashuri, një takim ose bisedë mund të sjellë një kthesë interesante. ♉...

Parashikimi I motit, e Hënë, 28 Shtator 2026

0
Pas një periudhe me reshje dhe temperatura më të ulëta, e diela, 27 shtator 2026, pritet të sjellë një përmirësim të dukshëm të motit...

Nga “vajza më e shëmtuar në shkollë” te ylli i pasarelave, historia e Anok...

0
Sot renditet ndër modelet më të kërkuara në industrinë e modës, por rruga e Anok Yai drejt majave të pasarelave botërore ka qenë e...

Konflikt për paratë në kantier, shqiptari 75-vjeçar sulmon me thikë grekun 65-vjeçar në Glyfada

0
Një 75-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi pasi sulmoi me thikë një 65-vjeçar grek në një kantier ndërtimi në Glyfada. Ngjarja ndodhi mesditën e së...

Klinika private në Greqi mbyllet pas zbulimit të repartit ilegal të kimioterapisë: Kontrollet u...

0
Menjëherë pas vdekjes së këngëtarit të njohur grek Giorgos Mazonakis, kontrolle të shumta kanë nisur në Greqi në klinika dhe qendra të ndryshme private....