17.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Arrestimet masive për mashtrime kompjuterike/ VOA: “U kontaktuan mbi 2 milionë persona në shtete të ndryshme të botës”

Policia e Tiranës arrestoi në flagrancë 35 persona të premten nën akuzat për mashtrime në fushën kompjuterike prej një biznesi call centers. Ata i gjenin prej disa vitesh viktimat e veprimtarisë tyre kriminale jashtë Shqipërisë, ndërsa ishin nën hetim prej disa muajsh nga policia shqiptare dhe partnerë ndërkombëtarë.

Midis të arrestuarve është edhe një shtetas izraelit, Rafael Genish, drejtues i kompanisë “RG Capital“, i cili u akuzua si organizatori i kësaj veprimtarie kriminale.

Gjatë operacionit “Komunikimi” u kontrolluan mjediset e kompanisë, ku u arrestuan 35 punonjësit dhe drejtuesi i tyre, si dhe u sekuestruan 123 kompjuterë, 3 kopmjuterë laptop, 60 telefonë celularë, 2 USB, karta të ngjashme me ato të bankave dhe një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sattiva. Ndërsa 20 persona të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.

Hetuesit pohuan se gjatë kësaj veprimtarie mbi 2 milionë persona në shtete të ndryshme të botës u kontaktuan për t‘i tërhequr drejt skemës së mashtrimit kompjuterik, duke përfituar shuma nga 500 euro e më shumë.

Krimet kibernetike po shpeshtohen në Shqipëri dhe ndjekja e tyre ligjore po ashtu. Një muaj më parë policia arrestoi tetë persona dhe 3 të tjerë i shpalli në kërkim për mashtrim me anë të platformave dhe programeve kompjuterike.

Të rinjtë e arrestuar 20 deri në 30 vjeçarë, mes të cilëve 6 vajza, punonin në një call center nën drejtimin e një shtetasi polak.

Policia bëri të ditur se skema e mashtrimit kompjuterik përmes programeve dhe platformave të ndryshme synonte shtetas gjermanë dhe spanjollë.

Gjatë këtij viti njësia kundër krimit kibernetik ka zbuluar disa raste të mashtrimit përmes programeve kompjuterike.

Rreth tre muaj më parë, Gjykata e Tiranës la në burg katër persona të akuzuar për grabitje nëpërmjet mashtrimit kompjuterik të 4 milion eurove.

Mes të arrestuarve janë dy shtetas nga Kameruni, të cilët ishin edhe organizatorë të këtij mashtrimi kompjuterik.

Zbulimi i këtij grupi u bë pasi një kompani ndërkombëtare njoftoj autoritetet shqiptare, që dikush po tentonte të mashtronte partnerët e tyre nëpërmjet një llogarie të çelur në këtë bankë.

Po gjatë këtij viti, policia shqiptare, përmes operacionit policor “Trashëgimia”, goditi një grup tjetër që ushtronte veprimtari kriminale në fushën e mashtrimit kompjuterik.

Operacioni zbuloi se një shtetase shqiptare kishte vendosur në dispozicion të disa shtetasve të huaj, llogarinë e saj bankare, me qëllim mashtrimin e shtetasve shqiptar në hapësirën virtuale.

Përmes kësaj skeme, shtetësja shqiptare përfitonte 10% të shumës monetare për veprimet që kryente së bashku me shtetasit e huaj.

Hetimet po vijojnë me call centerave, që funksionojnë në mënyrë të paligjshme me anë të mashtrimeve kompjuterike, brenda dhe jashtë vendit. /VOA

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...