29.1 C
Tiranë
Tuesday, September 29, 2026

Sekuestrohet 1 kg kanabis dhe një grirëse metalike,në pranga 2 persona në Korçe

Policia e Korçës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Holiday” duke arrestuar dy të rinj për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Në prangat e policisë kanë rënë shtetasit me iniciale M. Ll, 29 vjeç dhe K. D, 33 vjeç pasi gjatë kontrollit në automjetin e tyre iu sekuestrua 1 kg kanabis dhe një grirëse metalike për lëndën narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Njoftimi policia Korçë:

Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Holiday”.

Operacioni, për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Vihen në pranga dy shtetas.

Sekuestrohet mbi 1 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe një grirëse metalike për lëndë narkotike.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit, finalizuan me sukses operacionin antidrogë të koduar “Holiday”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve M. Ll., 29 vjeç, banues në Korçë dhe K. D., 33 vjeç, banues në fshatin Barç, Korçë.

Forcat e Policisë, pas informacioneve të siguruara në rrugë policore, se në aksin rrugor Pogradec-Korçë, një shtetas do të transportonte lëndë narkotike, organizuan shërbimet dhe bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit M. Ll., me automjetin tip “Fiat”, në afërsi të fshatit Bulgarec, gjatë kontrollit të të cilit, në pjesën e brendshme të kofanos, u gjet 1 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore rezulton se, bashkëpunëtor i dyshuar në këtë veprimtari kriminale ishte edhe shtetasi K. D., i cili kryente kontrollin e rrugës me mjetin tip “Smart”. Gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi, shërbimet e policisë gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis dhe një grirëse metalike për lëndë narkotike.

Po vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje dhe vënien para përgjegjësisë penale të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 28 Shtator 2026

0
♈ Dashi Do të ndjesh më shumë energji dhe dëshirë për të vepruar. Në dashuri, një takim ose bisedë mund të sjellë një kthesë interesante. ♉...

Parashikimi I motit, e Hënë, 28 Shtator 2026

0
Pas një periudhe me reshje dhe temperatura më të ulëta, e diela, 27 shtator 2026, pritet të sjellë një përmirësim të dukshëm të motit...

Nga “vajza më e shëmtuar në shkollë” te ylli i pasarelave, historia e Anok...

0
Sot renditet ndër modelet më të kërkuara në industrinë e modës, por rruga e Anok Yai drejt majave të pasarelave botërore ka qenë e...

Konflikt për paratë në kantier, shqiptari 75-vjeçar sulmon me thikë grekun 65-vjeçar në Glyfada

0
Një 75-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi pasi sulmoi me thikë një 65-vjeçar grek në një kantier ndërtimi në Glyfada. Ngjarja ndodhi mesditën e së...

Klinika private në Greqi mbyllet pas zbulimit të repartit ilegal të kimioterapisë: Kontrollet u...

0
Menjëherë pas vdekjes së këngëtarit të njohur grek Giorgos Mazonakis, kontrolle të shumta kanë nisur në Greqi në klinika dhe qendra të ndryshme private....