17.1 C
Tiranë
Tuesday, September 29, 2026

Franca merr në 1 janar presidencën e BE-së/ Ministrja e Austrisë: “Franca të kthejë vëmendjen nga Ballkani Perëndimo, jepini Shqipërisë një sinjal të qartë për integrimin në Union”

Ministrja e Austrisë për Europën Karoline Edtstadler, ka folur për integrimin në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Edtstadler i ka bërë apel Bashkimit Evropian dhe veçanërisht Francës e cila merr presidencën e Unionit në 1 janar, që të kthejë sytë nga Ballkani Perëndimor. Ajo thekson se BE duhet t’i japë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut një sinjal të qartë politik për integrimin në BE.

“Negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë janë në prag të nisjes së tyre. Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për një sinjal të qartë’, thekson ministrja.

Duke iu referuar një vendimi unanim të marrë nga vendet e Bashkimit Evropian në mesin e dhjetorit, Edtstadler shprehet se ky vendim nuk duhet nënvlerësuar nga pikëpamja simbolike. Ministrja e Austrisë thekson gjithashtu se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë pë një sinjal të qartë politik.

Mediat austriake gjithashtu shkruajnë se Edtstadler, ka deklaruar se me qeverisjen e kancelarit Karl Nehammer tashmë Austria do të kenë në qendër të vëmendjes politikën e emigracionin dhe zgjerimin e BE-së drejt Ballkanit Perëndimor.

Edtstadler e sheh Francën si vendi që është gati në të gjithë kapacitetin e saj për të marrë presidencën e radhës së Bashkimit Evropian pavarësisht se zgjedhjet janë në muajin prill.

Ministrja e Austrisë më tej thekson se Franca mund ta ketë të vështirë të përfaqësojë të gjithë interesat e Europës, por shton se një prioritetet kyç të asaj duhet të jetë edhe politika e zgjerimit të BE-së, ku Ballkani Perëndimor duhet të ketë një vend të rëndësishëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 27 Shtator 2026

0
♈ Dashi Do të ndjesh më shumë energji dhe dëshirë për të vepruar. Në dashuri, një takim ose bisedë mund të sjellë një kthesë interesante. ♉...

Parashikimi I motit, e Diel, 27 Shtator 2026

0
Pas një periudhe me reshje dhe temperatura më të ulëta, e diela, 27 shtator 2026, pritet të sjellë një përmirësim të dukshëm të motit...

Fundi i shtatorit sjell surpriza në dashuri, 3 shenja mund të marrin mesazh nga...

0
Fundi i shtatorit sjell një atmosferë të veçantë astrologjike për çështjet e zemrës. Me Venusin në Akrep dhe Mërkurin në Peshore, komunikimi, emocionet dhe...

Media rumune ngre pretendimet për lidhjet Hyseni-Coldea: “Do të kishin ndarë edhe të njëjtën...

0
Media rumune “Realitatea PLUS” ka publikuar një artikull ku ngre pretendime për lidhje mes ish-drejtores së SHISH, Vlora Hyseni, dhe Florian Coldeas, ish-zëvendësdrejtorit të...

Operacioni “Muri i Lartë”, arrestohet në Shkodër 50-vjeçari i dyshuar për trafik droge, në...

0
Policia e Shtetit, në bashkëpunim me BKH-në dhe nën drejtimin e SPAK, ka finalizuar operacionin e koduar “Muri i Lartë”, në kuadër të një...