13.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

Automjeti del nga rruga për shkak të lagështisë, humbasin jetën dy të rinj në Lezhë

Dy të rinj gjetën vdekjen në një aksident tragjik që lidh rrugën e Tales me qytetin e Lezhës. Një automjet tip “Peugeot”, me drejtues 24-vjeçarin Kristjan Margjoni, u përplas me një mur anësor duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme shoferit dhe pasagjeres që ndodhej brenda mjetit. Policia lokale sqaroi se automjeti doli nga rruga për shkak të shpejtësisë së lartë.
Dëshira e drejtuesit të mjetit për të mbërritur sa më parë pranë familjes që i priste për të festuar Krishtlindjet dyshohet se e çoi drejt vdekjes 24-vjeçarin dhe kunatën e tij. Kristjan Margjoni, 24 vjeç, kishte marrë pranë familjes së tij me një vajzë 24- vjeçare e quajtur, Atjola Ademi, nga Kukësi, dhe siç duket, ka shpejtuar drejt shtëpisë.

Ai dyshohet se ka humbur kontrollin e makinës, e cila doli nga rruga dhe çau murin rrethues të një banese. Përplasja ka qenë e fortë dhe mjeti tip “Peugeuot” përfundoi si grumbull hekurishtesh.

Dy të rinjtë kanë marrë plagë të rënda e për pasojë ndërruan jetë menjëherë në vendin e ngjarjes. Për të nxjerrë dy trupat e pajetë u kërkua ndërhyrja e forcave zjarrfikëse.

NJOFTIMI ZYRTAR

“Në rrugën e Talës, Lezhë, automjeti tip ‘Peugeot‘, me drejtues shtetasin K. M., 24 vjeç, ka dalë nga rruga, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në automjet, shtetasja A. A.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”, sqaroi shkurtimisht Policia e Lezhës.
Pas veprimeve të para, ekspertët e Policisë Rrugore ngritën dyshime se shkak për aksidentin tragjik mund të jetë bërë shpejtësia e lartë e lëvizjes.

Mungesa e sinjalistikës në këtë pjesë të rrugës së Tales besohet se është një tjetër faktor. Aksidentet për shkak të shpejtësisë dhe mosrespektimit të rregullave të qarkullimit janë kthyer në një prej faktorëve që po vrasin shqiptarët në rrugë.

Plot 176 persona kanë humbur jetën, sipas të dhënave të INSTAT, nga 1 janari deri nëntor, nga 168 në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Referuar shifrave të INSTAT, në njëmbëdhjetëmujorin e këtij viti janë shënuar në total 1257 aksidente rrugore, nga 1121 aksidente të ndodhura në njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2020, duke u rritur me 12%, ose 136 aksidente më shumë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...