20.6 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

Rëndohet bilanci i viktimave në dy spitalet COVID në Tiranë/Në mesin e të shtruarve rëndë janë edhe disa mosha të reja

Rëndohet bilanci i viktimave në dy spitalet COVID në Tiranë. Prej mëngjesit e deri në mesditën e ditës së hënë raportohen jo-zyrtarisht 5 humbje jete në një kohë që dy spitalet së bashku nuk e kalojnë shifrën 120 shtrime.

Sipas mjekëve vdekshmëria e lartë lidhet me ardhjen me vonesë në spital pasi të sëmurët janë vetëkuruar në shtëpi me kura të lëshuara nga mjeku i familjes apo mjekë të tjerë për një periudhë 2 javore.

Të njëjtat burime konfirmojnë se pacientët vijnë në spitale vetëm kur sëmundja e Covid 19 ka hyrë në pikën më kritike, faza e 4-t me 70-100% të mushkërisë së prekur.

Në mesin e të shtruarve rëndë janë edhe disa mosha të reja, 19, 23, 32 dhe 36 vjeç.

Nga ana tjetër urgjencat dhe shtrimet ditore vijojnë një rënie të lehtë. Mesatarja në ditët e javës ka rënë nga 15 në 12 urgjenca ditore ndërsa në fundjavë shtrimet bien në 10 pacientë në 24 orë.

Rënia me rreth 20% e shtrimeve ditore ka çuar në uljen e ngarkesës spitalore ku prej disa javësh shtrimet kanë rënë në shifrat 120-130 nga 150-160 që numëroheshin në fillim të dhjetorit.

Gjatë monitorimit në terren grupi i xhirimit të News24 ka konstatuar një numër të konsiderueshëm transferimesh nga spitali COVID 1 drejt spitalit COVID 3 çka i paraprin mbylljes së spitalit infektiv COVID 1 dhe nisjes së rikonstruksionit të plotë godinës gjysmë shekullore në fillim të muajit janar.

Sipas planit të qeverisë pacientët e spitalet COVID 1 do të transferohen në spitalin COVID 3 dhe nëse numrat shtohen në fillim të janarit 2022 planifikohet edhe rihapja e spitalit COVID 4 në autostradën Tiranë – Durrës.

Ndërkohë urgjenca dhe imazheria e COVID 1, prej janarit do transferohet në ambientet e urgjencës qendrore të sëmundjeve të brendshme pasi kjo e fundit do të spostohet për një afat të pacaktuar 5 ditë në javë tek urgjenca e traumës dhe dy ditët e tjera të javës të premte dhe të shtunë tek urgjenca e sanatoriumit.

Nga Ministria e Shëndetësisë nuk është dhënë asnjë shpjegim se përse është vendosur nisja e rikonstruksionit të infektivit në mes të pandemisë dhe se vetë kryeministri Edi Rama kishte premtuar ndërtimin e një spitali të ri infektiv në vendin ku ngrihet sot struktura e vjetër e amortizuar mbi 50-vjeçare.

Po ashtu nuk ka një shpjegim bindës nga ministria e linjës për funksionimin e urgjencës së sëmundjeve të brendshme qe do t’i mbivendoset urgjencës së mbingarkuar të traumës dhe sanatoriumit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...