26.8 C
Tiranë
Tuesday, September 29, 2026

Ndërroi jetë në moshën 58-vjeçare regjisori i njohur Jean-Marc Vallée

Regjisori i njohur Jean-Marc Vallée – i cili drejtoi dramën e vitit 2013 “Dallas Buyers Club” – ndërroi jetë të dielën në Quebec City, Kanada, në moshën 58-vjeçare. Lajmin e konfirmoi për CNN publicisti i kompanisë së tij të prodhimit.

Regjisori filloi të punojë në videoklipe kanadeze dhe filma me metrazhe të shkurtra, përpara se të bënte debutimin e tij artistik me filmin në gjuhën franceze “Liste noire”, i njohur gjithashtu me titullin e tij në anglisht “Black List”.

Filmi tjetër shumë i njohur i tij ishte “Dallas Buyers Club”, filmi i vitit 2013 i bazuar në historinë e vërtetë të një pacienti me SIDA, i cili bëhet distributor i trajtimeve eksperimentale. Megjithëse regjia e Vallée nuk u njoh nga Akademia, filmi u nominua për Filmin më të Mirë, ndërsa yjet Matthew McConaughey dhe Jared Leto fituan të dy Oscars për interpretimet e tyre.

Vallée hyri në prodhimin televiziv në vitin 2017 si producent ekzekutiv i dramës HBO, “Big Little Lies”. Ai gjithashtu drejtoi të gjithë sezonin e parë të serialit, duke fituar një Emmy. Më vonë Vallée prodhoi serialin “Sharp Objects”, gjithashtu për HBO, dhe drejtoi çdo episod. Vallée dhe Ross kishin nënshkruar një marrëveshje të re me HBO në prill, sipas Deadline.

Vallée tha në një video të vitit 2019 për The Hollywood Reporter se ishte shumë i kujdesshëm në përzgjedhjen e projekteve që ishte i gatshëm të merrte.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tronditje në Itali, 85-vjeçarja gjendet e pajetë në banesë: Djali 53-vjeçar ndalohet

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Pellezzanon, në provincën e Salernos në Itali, ku një grua 85-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën ku...

Zjarr në fabrikën e fishekzjarrëve në Rusi, të paktën 13 viktima

0
Të paktën 13 persona kanë humbur jetën pas një zjarri që përfshiu një fabrikë fishekzjarrësh në rajonin Yaroslavl të Rusisë. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve...

Rrihet për vdekje zyrtari i partisë në pushtet në Kongo pas thirrjeve për masa...

0
Një zyrtar i lartë i partisë në pushtet në Republikën Demokratike të Kongos është rrahur për vdekje pasi mori pjesë në një emision radiofonik,...

I pezullohet patenta Mauro Icardit pas videos së partneres: “Ndaloni së gënjyeri njerëzit dhe...

0
Sulmuesit argjentinas Mauro Icardi i është pezulluar e drejta për të drejtuar automjetin, pasi partnerja e tij publikoi një video ku shfaqeshin disa shkelje...

Nicole Scherzinger digjet nga uji i valuar një orë para koncertit: “Por shfaqja duhet...

0
Këngëtarja e njohur Nicole Scherzinger pësoi një djegie të dhimbshme në këmbë vetëm një orë para se të dilte në skenë në Düsseldorf të...