24.2 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Rindërtimi i shtëpive të prekura nga tërmeti/ Ahmetaj: “Procesi i rindërtimit është solidariteti i një mazhorance për një popull të tërë pa asnjë dallim”

Ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj së bashku me kryeministrin Edi Rama ishin pasditen e sotme në Kavajë ku kanë dorëzuar 153 shtëpi individuale për familjet e prekura nga tërmeti.

Gjatë fjalës së tij Ahmetaj u shpreh se janë edhe 2 blloqe të tjera me 130 dhe 76 shtëpi që do u dorëzohen familjeve në janar.

Sipas tij  procesi i rindërtimit është proces shpirtëror, solidariteti i një mazhorancë për një popull të tërë pa asnjë dallim.

“Jemi në këtë ditë ku 153 familje që sot futen në shtëpitë e reja të bëra falas që trashëgohen brez pas brezi. Procesi i rindërtimit është proces shpirtëror, as financiar por solidariteti i një mazhorancë për një popull të tërë pa asnjë dallim. Ky bllok është obelist solidariteti që mban emrin e Edi Ramës. Po e përjetoj këtë pjesën e festave me një emocion të veçantë që jam munduar ta fsheh pasi kthimi i familjeve në shtëpitë e tyre është kënaqësia. Në një tjetër bllok janë edhe 130 apartamente të tjera që në fund të janarit do tu jepen familjeve. Më tej janë edhe 76 apartamente familjet e të cilëve do të futen në shtëpi të rindërtuara falas.

Ky proces do të mbetet në mendjen e njerëzve ku politika reflektoi dhe bën atë që të presin.  Jane vite punë dhe askush nuk është lënë vetëm. E nisëm me 12 mijë familje në çadra dhe sot janë vetëm 100 që marrin bonus. Në 11 bashkitë janë 12 mijë fëmijë që do të futen në shtëpitë e tyre të reja dhe janë 35 mijë familje që kanë përfituar nga ky proces. Ky ka qenë një nga proceset më transparente dhe kanë marrë pjesë 400 kompani. Ky është mandati i shërbimit të qytetarëve. Jam i lumtur për këto ditë që i përjetojmë së bashku”- u shpreh Ahmetaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Amnisti për 400 të burgosur, asnjë i SPAK-ut” – Kuvendi në debat, Gogu: Ja...

0
Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën plenare të radhës, ku në qendër të diskutimeve janë procesi i integrimit europian, interpelancat me ministra dhe shqyrtimi...

“Kanë folur për çmimin e tokës në Zvërnec, mos dalim bllof”/ Dosja e SPAK...

0
Sipas Prokurorisë së Posaçme, gjurmët e skemës së dyshuar të pastrimit të parave dhe përfitimit të paligjshëm të pronave shtrihen nga projektet e ndërtimit...

“Nga laboratorët në Kolumbi te portet e Europës”/ Dosja ‘Aruba’: Si funksiononte rrjeti i...

0
Dosja e bujshme e SPAK, e njohur si dosja e “Arubas”, hedh dritë mbi mënyrën se si dy grupet e drejtuara nga Alfredo Hamzaj...

“Trump dhe Pezeshkian mund të firmosin marrëveshjen në Zvicër”/ Irani zbulon skenarin e ri...

0
Irani po shqyrton mundësinë që memorandumi i mirëkuptimit (MoU) me Shtetet e Bashkuara të nënshkruhet drejtpërdrejt nga presidentët e të dy vendeve, gjatë takimit...

“Koçeku e ndihmoi me para cash dhe sillej si pronar i objekteve”/ Çfarë deklaroi...

0
Dyshimet e SPAK se paratë e përfituara nga trafiku i narkotikëve janë investuar në sektorin e ndërtimit nuk mbështeten vetëm në analizat financiare dhe...