30.5 C
Tiranë
Thursday, August 13, 2026

Nis nga Elbasani procesi i rekrutimit për ushtarë-detarë në Forcat e Armatosura/ Peleshi: “Sistemi ka shpërblimin më dinjitoz edhe në terma page”

Nis nga Elbasani procesi i rekrutimit për ushtarë-detarë në Forcat e Armatosura.

Pjesë e aktivitetit ishin edhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneralmajor Bajram Begaj, kreu i bashkisë së Elbasanit dhe deputetë të qarkut.

Në fjalën e tij ai theksoi se FA kanë një prezantim dinjitoz në misionet e NATO-s prej më shumë se 20 vitesh në zona si Afganistani, Iraku, Kosova, Bosnja, Afrika apo Letonia.

“Ne sot i shikojmë në sy të gjithë të rinjtë dhe të rejat, të cilëve ju drejtojmë ftesën për tu bërë pjesë e FA, sepse kemi arritur t’i japim një drejtim dinjitoz duke filluar nga paga. Siç e dini kemi një rritje prej 30% nga ushtari i parë tek Gjenerali, që do të thotë ai që sot rekrutohet në ushtri merr një pagë më shumë se 50 mijë lekë të reja që në momentin e parë. Por nuk është vetëm kjo, së pari të jesh kontributor në FA do të thotë të bësh pjesë në atë fashë të qytetarëve shqiptarë, të cilët janë sot për sot më të kuotuarit në opinionin publik, sipas të gjitha sondazheve, pyetësorëve institucioni ku qytetarët besojnë më tepër janë FA”, theksoi ministri Peleshi.

“FA me të vërtetë është krenari dhe ne sot përmes këtij eventi që po fillojmë në Elbasan dhe do të shkojmë në të gjithë Shqipërinë duam ta sjellim më pranë publikut atë çka janë FA, mundësitë që ofrojnë dhe mbi të gjitha krenarinë dhe nderin që të shërbesh në të”, tha Ministri i Mbrojtjes.

Duke ftuar djemtë dhe vajzat të bëhen pjesë e FA përmes këtij procesi rekrutimi, ministri Peleshi tha se ata kanë mundësi të ngrihen në karrierë dhe të përfitojnë nga trajnimet brenda dhe jashtë vendit.

“Djem, vajza dhe ushtarakë, të cilët në varësi të shkollimit të tyre dhe të dëshirës për të ecur në karrierë nuk bëhet fjalë vetëm për të filluar dhe shërbyer deri në fund të jetës së tyre profesionale si ushtar bazë, por kanë mundësi të ngrihen si Ushtari Parë, Ushtari Dytë, Ushtari Tretë, Ushtari Katërt dhe pastaj, nëse kanë një shkollë të mesme është linja tjetër e karrierës, apo ata që kanë një shkollë të lartë duan të përfitojnë nga kurset e oficerit, kurse të shumta brenda vendit jashtë vendit, SHBA apo vende të tjera aleate të NATO-s kanë mundësinë që të arrijnë pse jo edhe në gradat më të larta të vendit. Sot për sot, do të thoja, sistemi ka shpërblimin më dinjitoz edhe në terma page, por edhe në terma morale”, tha Peleshi.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Moti ndryshon, temperaturat zbresin me 2-3°C/ Ja si do të jetë moti këtë të...

0
Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike përgjithësisht të qëndrueshme gjatë ditës së enjte, megjithatë priten vranësira dhe reshje të izoluara...

700 milionë lekë të përvetësuara në Postën e Durrësit/ Apeli lë në burg ish-drejtoreshën...

0
Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Elisabeta Matajn, ish-drejtoreshën e Postës së...

“Ja kemi kaluar Europës me çmimet, por krahasohemi me vendet më të varfra për...

0
Rritja e kostos së jetesës është kthyer në një shqetësim madhor për familjet shqiptare, ndërsa çmimet e ushqimeve, strehimit dhe transportit vijojnë të rëndojnë...

“Fole” droge në Potam, arrestohet pronari i lokalit të natës dhe banakieri, sekuestrohen 145...

0
Një lokal nate në zonën e Potamit në Himarë dyshohet se ishte kthyer në një pikë të shitjes së lëndëve narkotike. Policia ka finalizuar...

“Nuk ka asnjë provë”/ Prokuroria urdhëron lirimin e Ervis Allës, ja pse u konsiderua...

0
Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të Ervis Allës, i cili ishte arrestuar si i dyshuar për vendosjen e një sasie eksplozivi...