17.1 C
Tiranë
Tuesday, September 29, 2026

Publikimi i pagave/ Balla: “Është punuar për të ndryshuar ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, momenti i duhur për të ashpërsuar penalitetet”

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në një prononcim për mediat nga qyteti i Fierit ka reaguar në lidhje me publikimin e pagave dhe të dhënat e qytetarëve të mbi 600 mijë qytetarëve shqiptarë.

Teksa u kërkoi ndjesë atyre që mund t’i ketë shkaktuar probleme dalja e këtyre të dhënave, Balla theksoi se skandali është një përpjekje për të destabilizuar marrëdhëniet punëdhënës punëmarrës në Shqipëri.

Ai u shpreh se publikimi i të dhënave është bërë për të destabilizuar marrëdhënien punëdhënës-punëmarrës.

“Është punuar për të ndryshuar ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale. Mendoj se është momenti i duhur për të ashpërsuar penalitetet për këdo që shpërdoron apo vë në rrezik marrëdhënien punëdhënës-punëmarrës. Këto të dhëna kanë futur në konflikt punëdhënësin dhe punëmarrësin. Përafrimi i legjislacionit shqiptar me atë të BE, është një domosdoshmëri dhe besoj që në javët në vijim pasi të jetë marrë dhe opinioni i qeverisë dhe i KE për çështjen e të dhënave personale, sepse është pjesë e kapitujve të marrëveshjes për anëtarësim që Shqipëria që do të negociojë me BE.

Biem dakord të gjithë, ishte një përpjekje për të destabilizuar. Ashtu siç bëri kryeministri edhe unë doja t’i shprehja ndjesën atyre që ka prekur kjo problematikë. Por këto kanë ndodhur në SHBA, me të dhëna shumë më konfidenciale, kujtoj këtu Uikiliksi e famshëm”, tha Balla.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 27 Shtator 2026

0
♈ Dashi Do të ndjesh më shumë energji dhe dëshirë për të vepruar. Në dashuri, një takim ose bisedë mund të sjellë një kthesë interesante. ♉...

Parashikimi I motit, e Diel, 27 Shtator 2026

0
Pas një periudhe me reshje dhe temperatura më të ulëta, e diela, 27 shtator 2026, pritet të sjellë një përmirësim të dukshëm të motit...

Fundi i shtatorit sjell surpriza në dashuri, 3 shenja mund të marrin mesazh nga...

0
Fundi i shtatorit sjell një atmosferë të veçantë astrologjike për çështjet e zemrës. Me Venusin në Akrep dhe Mërkurin në Peshore, komunikimi, emocionet dhe...

Media rumune ngre pretendimet për lidhjet Hyseni-Coldea: “Do të kishin ndarë edhe të njëjtën...

0
Media rumune “Realitatea PLUS” ka publikuar një artikull ku ngre pretendime për lidhje mes ish-drejtores së SHISH, Vlora Hyseni, dhe Florian Coldeas, ish-zëvendësdrejtorit të...

Operacioni “Muri i Lartë”, arrestohet në Shkodër 50-vjeçari i dyshuar për trafik droge, në...

0
Policia e Shtetit, në bashkëpunim me BKH-në dhe nën drejtimin e SPAK, ka finalizuar operacionin e koduar “Muri i Lartë”, në kuadër të një...