17.1 C
Tiranë
Tuesday, September 29, 2026

Dy persona të armatosur tentojnë të grabisin një dyqan,qëllojnë me armë zjarri pronarin

Një grabitje me armë mbrëmjen e djeshme në një dyqan në Mitrovicë ka përfunduar me vrasje. Dy persona të armatosur kanë qëlluar drejt pronarit të dyqanit, duke e lënë të plagosur fillimisht.

Pavarësisht se ai u dërgua në spital, nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë të Kosovës.

Sipas mediave kosovare, autorët hyjnë dhe kërcënuan me armë pronarin e dyqanit. Pronari bëri rezistencë dhe dy autorët e qëlluan.

Menjëherë pas ngjarjes, policia shkoi në vendngjarje dhe ka bërë të mundur arrestimin e dy personave të dyshuar.

“Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se dy persona të dyshuar e të maskuar nën kërcënimin e armës kanë tentuar të grabitin viktimën i cili ndodhej në dyqanin e tij, si pasojë e të shtënave nga të dyshuarit në drejtim të viktimes, viktima ka mbetur i plagosur. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, janë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar si dhe është sekuestruar një armë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 27 Shtator 2026

0
♈ Dashi Do të ndjesh më shumë energji dhe dëshirë për të vepruar. Në dashuri, një takim ose bisedë mund të sjellë një kthesë interesante. ♉...

Parashikimi I motit, e Diel, 27 Shtator 2026

0
Pas një periudhe me reshje dhe temperatura më të ulëta, e diela, 27 shtator 2026, pritet të sjellë një përmirësim të dukshëm të motit...

Fundi i shtatorit sjell surpriza në dashuri, 3 shenja mund të marrin mesazh nga...

0
Fundi i shtatorit sjell një atmosferë të veçantë astrologjike për çështjet e zemrës. Me Venusin në Akrep dhe Mërkurin në Peshore, komunikimi, emocionet dhe...

Media rumune ngre pretendimet për lidhjet Hyseni-Coldea: “Do të kishin ndarë edhe të njëjtën...

0
Media rumune “Realitatea PLUS” ka publikuar një artikull ku ngre pretendime për lidhje mes ish-drejtores së SHISH, Vlora Hyseni, dhe Florian Coldeas, ish-zëvendësdrejtorit të...

Operacioni “Muri i Lartë”, arrestohet në Shkodër 50-vjeçari i dyshuar për trafik droge, në...

0
Policia e Shtetit, në bashkëpunim me BKH-në dhe nën drejtimin e SPAK, ka finalizuar operacionin e koduar “Muri i Lartë”, në kuadër të një...