35.6 C
Tiranë
Friday, August 14, 2026

“Zyrtarët e SHBA thanë se nuk bashkëpunojnë me një parti që mbështet një ‘non grata’”/ Basha: S’do të lejojmë asnjë përpjekje të atyre që duan ta përdorin PD

Kreu demokrat, Lulzim Basha, ka thënë gjatë fjalës së tij në një takim me anëtarët e partisë në qytetin e Dibrës, se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të bashkëpunojnë me asnjë parti politike që drejtohet nga një person ‘non grata’.

Gjithashtu Basha u shpreh se alibia që bashkon sot kryeministrin Rama me ish-liderin historik të demokratëve është alibia e mungesës së shpresës dhe alternativës, ndërkohë që PD është aty dhe është alternative më e mirë për shqiptarët.

“Askush nuk është i tepërt në Partinë Demokratike. Kam marrë, por kam vendosur mos ti publikoj, qindra, mijëra mesazhe nga demokratët që ndiheshin se ishin mashtruar, që ndiheshin se ishin zhgënjyer për faktin se SHBA nuk bashkëpunon me një parti që nuk distancohet nga një non grata. Që ndiheshin se ishin zhgënjyer dhe ishin gënjyer dhe se qëllimi I SHBA ishte shkatërrimi I Partisë Demokratike.

Në fakt keni dëgjuar nga zyrtarët e lartë amerikanë të kundërtën, keni dëgjuar qartë se ata nuk bashkëpunojnë dhe nuk do të bashkëpunojnë me asnjë parti politike e cila drejtohet nga një non grata apo nga një i mbështetur nga non grata. Keni dëgjuar tashmë se janë pa ekuivok në krahun e Partisë Demokratike dhe presin, presin me padurim ditën që të festojnë fitoren e Partisë Demokratike, por që të ndodhë kjo ne duhet që ti heqim Edi Ramës alibinë se nuk ka shpresë, se nuk ka alternativë. Është kjo alibi që sot për fat të keq bashkon Edi Ramën me Sali Berishën.

Ne duhet ti japim fund dhe do ti japim fund kësaj alibie. Ka shpresë, ka alternativë, quhet Partia Demokratike e Shqipërisë, është e bashkuar dhe është e vendosur ndaj çdo demokrati dhe demokrateje ju them jo vetëm nuk jeni të tepërt, por jeni të mirëpritur, jeni të mirëpritur me të gjithë mendimet tuaja, jeni të mirëpritur me kritikat tuaja, për të cilat jam I gatshëm që ti dëgjoj e ti zbatoj me një qëllim, jo për ta dobësuar por për ta forcuar dhe për ta bërë një orë e më parë Partinë Demokratike gati për betejën që na pret.

Kjo vlen për të gjithë demokratët e sakrificave, kjo vlen për demokratët e qëndresave, kjo vlen për të rinjtë dhe të rejat, vlen për të gjithë përveç një grushti njerëzish që ju I njihni fare mirë, që kanë abuzuar me pushtetin e fituar përmes sakrificave të demokratëve dhe që sot janë gati ti përplasin demokratët me forcë men njëri tjetrin, të shkatërrojnë Partinë Demokratike për karriget e tyre, për interesat e tyre personale. Ata që duan ta përdorin Partine Demokratike si mburojë të interesave të tyre, të paprekshmërisë së tyre ju them ndal, nuk do t’iu lejojmë.

Demokratët nuk do të hidhen kundër njëri tjetrit, demokratët do të jenë në krah të njëri tjetrit dhe në krah të njëri tjetrit e në krah me shumicën dërrmuese të shqiptarëve do të jemi përballë, deri në fitore, deri në mundjen e regjimit. Prandaj pas qëndresës që bëmë bashkë e di që s’ka qenë e lehtë për të mbrojtur identitetin e familjes tonë të përbashkët vjen edhe momenti i bashkimit me këdo që mund të ketë patur kënaqësi, pakënaqësitë e tyre legjitime”, tha Basha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...

Ishte në “arrest shtëpie” për vjedhje, 20-vjeçari nuk ndalet: kryen 8 vjedhje brenda një...

0
Një 20-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur ndaj tij për vjedhje, dhe...