27.5 C
Tiranë
Tuesday, September 29, 2026

Dalin pamjet e arrestimit të tre të rinjve që vodhën supermarketin në Sarandë

Policia e Sarandës ka zbardhur vjedhjen e një shume të konsiderueshme parash në një supermarket më 11 Dhjetor. Dy personat që vodhën paratë janë arrestuar nga policia. Njëri prej tyre është 37-vjeçari B.C. nga Saranda, i cili ka punuar si teknik i kamerave të sigurisë në këtë supermarket.

Nëpërmjet telefonit, ai kishte hyrë në sistemin e kamerave dhe kontrollonte shumën e parave që ndodheshin brenda supermarketit.

Ndërsa i arrestuari i dytë është E.D. (Gj.) 40 vjeç nga Talja e Lezhës, i dënuar më parë në Itali për vjedhje dhe sulm ndaj forcave të policisë.

Gjatë finalizimit të aksionit të koduar “Fundviti”, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan 4 milionë Lekë të reja, 2500 Dollarë, 1000 Paund, 2 makina me të cilat u larguan autorët, 4 celularë, 3 pajisje DVR dhe 2 laptopë.

Njoftimi i policisë:

Policia e Sarandës, Policia e Vlorës dhe Policia e Lezhës, nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, kanë zhvilluar një operacion për kapjen e dy grabitësve të dhunshëm që kanë vjedhur miliona lekë në një supermarket në Sarandë më 11 dhjetor 20221.

Policia e Shtetit njoftoi se pas një pune të mirëfilltë hetimore, tre policitë organizuan operacionin “Fundviti”, në kuadër të të cilit u vunë në pranga shtetasit E. D(Gj.) 40 vjeç, banues në Tale të Lezhës, i dënuar më parë në Itali për vjedhje dhe dhunë ndaj forcave të policisë si dhe B.C, 37 vjeç, banues në Sarandë.

Policia tha se “nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme parash, në një supermarket në lagjen nr.4, në Sarandë, më datë 11.12.2021.

Banori i Sarandës, B. C. ka qenë i punësuar si teknik i kamerave të sigurisë në këtë supermarket dhe nëpërmjet telefonit të tij ka kontrolluar shumën e parave që gjendeshin në ambientet e këtij subjekti.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar shumat që ata vodhën: 400.000 lekë, 2500 dollarë, 1000 paund, 2 automjete me të cilat autorët janë larguar pas ngjarjes, 4 telefona celular, 3 pajisje DVR dhe 2 laptop. Dosjet e tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 28 Shtator 2026

0
♈ Dashi Do të ndjesh më shumë energji dhe dëshirë për të vepruar. Në dashuri, një takim ose bisedë mund të sjellë një kthesë interesante. ♉...

Parashikimi I motit, e Hënë, 28 Shtator 2026

0
Pas një periudhe me reshje dhe temperatura më të ulëta, e diela, 27 shtator 2026, pritet të sjellë një përmirësim të dukshëm të motit...

Nga “vajza më e shëmtuar në shkollë” te ylli i pasarelave, historia e Anok...

0
Sot renditet ndër modelet më të kërkuara në industrinë e modës, por rruga e Anok Yai drejt majave të pasarelave botërore ka qenë e...

Konflikt për paratë në kantier, shqiptari 75-vjeçar sulmon me thikë grekun 65-vjeçar në Glyfada

0
Një 75-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi pasi sulmoi me thikë një 65-vjeçar grek në një kantier ndërtimi në Glyfada. Ngjarja ndodhi mesditën e së...

Klinika private në Greqi mbyllet pas zbulimit të repartit ilegal të kimioterapisë: Kontrollet u...

0
Menjëherë pas vdekjes së këngëtarit të njohur grek Giorgos Mazonakis, kontrolle të shumta kanë nisur në Greqi në klinika dhe qendra të ndryshme private....