5.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

Sokol Sadushi bën bilancin e Gjykatës së Lartë: Një gjyqtar ka në dorë 500 dosje në një vit

Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi në një konferencë me gazetarët ka kërkuar plotësimin sa më parë të vakancave në këtë institucion. Ai tha se Gjykata e Lartë ka pasur një vit shumë të ngarkuar dhe intesiv, ndërkohë që gjyqtarëve iu duhet të kenë në dorë një numër shumë të madh dosjesh.

Sipas Sadushit më shumë se gjyqtarët, që duhet të plotësohen vakancat, është urgjente që Gjykata e Lartë të ketë më shumë këshilltarë ligjorë, që vijnë nga shkolla e Magjistraturës.

Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë u shpreh pro ngritjes së një harte të re gjyqësore.

Sadushi tha më tej se Gjykata e Lartë ka një stok prej afro 35 mijë dosjesh, të cilat janë depozituar në vitet kur ky institucion ka qenë jashtë funksionit për marrjen e vendimeve, për shkak të mungesës së gjyqtarëve.

FJALA E PLOTË E SADUSHIT:

Pas një viti tepër intensiv dhe të ngarkuar me zhvillime në organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë, kam kënaqësinë,por edhe detyrimin, teinformojopinionin publik mbi veprimtarinë e këtij institucioni që qëndron në majë të piramidës gjyqësore.

Tashmë, kjo Gjykatë po e kryen funksionin e vet kushtetues, duke u përpjekur maksimalisht të përçojë tek publiku besimin dhe shpresën se situata është duke ndryshuar. Jemi të ndërgjegjshëm se opinioni publik pret nga Ne,më shumë efektivitet, njëritëm më të lartë në gjykim dhe rrjedhimisht më shumë rezultat.

Gjykata e Lartë nuk resht së kërkuari për mënyra, mjete dhe rrugë të reja qësigurojnëshpejtësi, korrektësi, cilësi dhe transparencënë vendimmarrje.Situata në Gjykatën e Lartë është në një zhvillim dinamik dhe e tillë parashikohet edhe gjatë vitit 2022. Ne dimë se çfarë dhe si duhet bërë, për të dalë nga kolapsi,në të cilën e gjetëm këtë institucion.Për këtë kërkohet durim dhe mirëkuptim.

Po mbyllim një vit me zhvillime pozitive, sa i takon ritmit të lartë të punës, metodologjisë së qartë të ndjekur nga trupa gjyqësore, dhënies së shpresës për fillimin e uljes së numrit të çështjeve te prapambetura, por edhe shtimit të arsyeshëm të organikës së Gjykatës së Lartë.

Gjatë këtij viti u emëruan 6 gjyqtarë të tjerë, ndërkohë që jemi në pritje të 5 të tjerëve. Është gati e pabesueshme, por vetëm me 9 gjyqtarë kemi arritur, nëpërmjet një përllogaritje të kujdesshme, të formojmë 9 trupa gjyqësorë, me nga tre gjyqtarë, të cilat gjykojnë rregullisht, sipas kolegjeve dhe fushave përkatëse, në çdo ditë të javës.

Kjo ngarkesë ka kërkuar angazhimin maksimal të gjyqtarëve, që pavarësisht faktit se janë zgjedhur në përbërje të kolegjeve përkatëse, kryejnë detyrën edhe si pjesë e trupave të ndryshme gjyqësore. Gjyqtarët e kësaj gjykate janëtë ndergjegjshëmpër përgjegjësinëqë u ka takuar të mbajnë në këtë situatë të pazakontë për Gjykatën e Lartë në veçanti dhe sistemin e drejtësisë në përgjithësi.

Padyshim që gjyqtarët nuk mund ta realizojnëtë vetëm këtë detyrë. Emërimi i 4 këshilltarëve ligjor nga KLGJ është shoqëruar me plotësimin, gjithashtu, nga Këshilli i Gjykatës së Lartë i organikës së stafit administrativ me nëpunës civilë gjyqësorë, veçanërisht në sektorin e drejtorisë së administrimit gjyqësor dhe në sektorin e teknologjisë së informacionit.

Ky është vitii ngritjes të Qendrës së Dokumentacionit, një model krejt i ri dhe me pritshmëri të lartë suksesi për analizën, studimin, dokumentimin dhe publikimin tematik të vendimmarrjes së Gjykatës sëLartë, që po realizohet në bashkëpunim me homologët e gjykatave të larta gjermane dhe italiane.

Përshtatja e kuadrit ligjor me nevojat dhe kërkesat e gjykimit kasacional, me fokus kryesor kthimin e Gjykatës së Lartë në gjykatë ligji dhe shkëputjen e saj nga praktika e shqyrtimit të fakteve dhe provave, kanë sjellë efekte pozitive edhe në rritjen e shpejtësisë dhe cilësisë së vendimmarrjes, të cilat priten të japin rezultate edhe mëtë ndjeshme në vitet në vijim.

Këto ndryshime ligjore kanë rritur efektivitetin e trupës me tre gjyqtarë, kanë bërë të mundur marrjen e 7 vendimeve njësuese, ashtu si edhe shqyrtimin e vlefshmërisë së akteve normative me 5 gjyqtarë, kanë forcuar pushtetin e dhomës së këshillimit, duke rritur numrin e vendimeve që merren në këtë fazë, kanë konsoliduar rolin e gjyqtarit të vetëm në shqyrtimin e kërkesës për përjashtim, por edhe në filtrimin e rekurseve me të meta forma, ashtu siç kanë bërë efektiv ndëshkimin me gjobë të avokatëve për rekurset abuzive etj.

Sidoqoftë, paraqitja e disa statistikave kryesorembi vendimmarrjen e Gjykatës së Lartë gjatë vitit 2021është shumë e rëndësishme për informimin e opinionit publik.

Megjithëse çështjet e reja që janë regjistruar në Gjykatën e Lartë nga 1 janari 2021 kanë arritur në2,847 (nga të cilat 1340civile,547 administrative dhe 960 penale),numri prej 35,837 çështjeshqë presin të gjykohen, janë drejt uljes.[1]Lajmi i mirë është se numri i vendimeve që janë marrë gjatë vitit 2021 është më i lartëse çështjet e regjistruara.

Për vitin 2021, Gjykata e Lartë ka dhënë 3,609 vendime, nga të cilat 1,182 vendime administrative, 1,336 vendime civile dhe 1,091 vendime penale. [2] Ky numër do kishte qenë shumë më i lartë, nëse Gjykata do tëkishte 9 gjyqtarët e saj nga data 1 janar, ndërkohë që deri në prill të vitit 2021 ajo ka funksionuar me vetëm 3 gjyqtarë, në periudhën prill-shtator 2021 ka funksionuar me 7 gjyqtarë dhe prej fundit të muajit shtator me 9 gjyqtarë.

Me të dhëna te tilla gjyqtarët e Gjykatës së Lartë rezulton të kenë një përqindje të evadimit të çështjeve prej 127%, një shifërmjaft e lartë,referuar standardeve të CEPEJ, gjë e cila u vlerësua pozitivisht edhenëRaportin një vjeçar të Komisionit Evropian mbi “Paketën e Zgjerimit”.[3]Natyrisht që kjo shifër, e krahasuar me numrin e backlogut mund të konsiderohet si relative, megjithatë duhet të mbahet parasysh se ngarkesa në një vit, e një gjyqtari të Gjykatës së Lartë ka shkuar përtej çdo limiti, me mbi 500 çështje. Megjithë numrin tepër të lartë, nuk ka kaluar pa u vlerësuar edhe cilësia e vendimmarrjes. Mjafton të analizohen vendimet njësuese (5 në fushën penale dhe 2 nëfushën administrative), ashtu si edhe mjaft vendime me ndikim në publik qëdëshmojnë për rritjen e besimit te kjo Gjykatë.

Sfida më e madhe e Gjykatës së Lartëngelet numri tepër i lartë i çështjeve tëprapambetura që presin shqyrtimin, por kjo nuk ka shmangur vëmendjen e saj nga kërkesat për rritjen e cilësisë dhe fitimin e legjitimitetittë vendimmarrjes. Backlogu nuk ështënjë fenomen i krijuar sot, dhe as për shkak të reformës në drejtësi. Ashtu siçthekson GJEDNJ, kur analizon rastin shqiptar nënjëvendim të fundit, fillesën e vet backlogu e ka nga viti 2012.

Ulja e numrit të lartë tëçështjeve të prapambeturakërkon kohë,por edhe njëstrategji koherente dhe frytdhënëse. Gjykata e Lartëështë e vetëdijshme për gjendjen nëtë cilën ndodhet dhe, për këtë arsye, ka hartuar, së bashku me KLGJ dhe Justice for All, një plan veprimi, ku paraqiten disa masa të ndërmarra vetëm, apo në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse. Ky plan veprimi është bërë publik në faqen e Gjykatës së Lartëi cili rishikohet periodikisht prej saj, me qëllim përshtatjen me situatën aktuale.

Megjithatë, pavarësisht masave që merr Gjykata e Lartë, paraqitet si njëdomosdoshmërindryshimi i mentalitetitjuridik,por edhe qasja ndaj mjeteve të ankimit, në përgjithësi, dhe rekursit, në veçanti. Evadimi i çështjeve të prapambetura nuk duhet të kuptohet si çështje vetëm e Gjykatës sëLartë. Ajo duhet të pranohet si njëshqetësim që lidhet me nivelin e përfaqësimit profesional, si të institucioneve publike, ashtu edhe tëavokatëve.

Për këtë arsye, çdo rekursues dhe, në veçanti,institucionet publikei kanë të gjitha mundësitë për të bërë detyrën e tyrepëruljen e backlogut.Mjafton t´í referohemi shifrave në vite për të kuptuar se afro 70% e rekurseve të paraqitura nuk arrijnë të kalojnë testin e pranueshmërisë. Një shifër e tillë dëshmon për numrin shumë të lartë të rekurseve haptazi të pabazuara, që paraqiten në Gjykatën e Lartë. Shqyrtimi i rekurseve ështëpadyshim njëdetyrë e kësaj Gjykate, por, nga ana tjetër, nevojitetndërgjegjësimi i institucioneve publike, i Avokaturës së Shtetit dhe i avokatëve se moskalimi i testit të pranueshmërisë të rekurseve është një përgjegjësi e punës së tyre.

Në këtë drejtim është i nevojshëm rikonsiderimi nga institucionet publike i rekurseve të paraqitura prej tyre për çështje, të cilat nuk kanë aktualitetin apointeresin publik, për arsye të mënyrës së formulimit tërekursit, per shkak tëhumbjes sëçështjeve në të dyja shkallët e gjykimit, por edhe tëekzekutimit të vendimeve prej palëve fituese.

Çështje të tilla kanëqëkanë si objekt dëmshpërblimin për marrëdhëniet e punës ose dëmshpërblime të tjera, të cilat janëekzekutuar dhe,për më tepër,nuk paraqesin ndonjëinteres për t’i ndjekur në Gjykatën e Lartë, qoftë edhe për shkak tëpraktikëssë konsoliduar që po mban me mospranimet e rekursit, janë të konsiderueshme. Kështu, për periudhën 2013-2020, në fushën administrative janë 3082 çështje, ndërsa në fushën civile janë 2322 (gjithsej 5404), në të cilat gjyqhumbës janë organet publike.

E njëjta situatë paraqitet edhe nëçështjet penale, ku prokurori ka rezultuar gjyqhumbës në 2015 çështje, ndërkohë që një pjesë e këtyre çështjeve e kanëhumbur qartazi aktualitetin e tyre. Pra, në total janë rreth 7,419 çështje, të cilat në aspektin e kalimit të testit të pranueshmërisë, të pasjes së një drejtësie efektive e koherente,por edhe në mbrojtje të interesit publik,mbetenpër tu vlerësuar nga institucionet publike,nëse rekurset janë aktuale dhe i përgjigjen praktikës dhe standardeve që Gjykata e Lartë ka vendosur në këto dy vite.

Vlerësohet tepër e domosdoshmepër të sjell në vëmendjen e opinionit publik një tjetër shqetësim qëmund ta përballë Gjykatën e Lartë,në një të ardhme të afërme,me rrezikun e krijimit të një backlogu “të ri”. Sjelljete avokatëve mbeten ende të papërshtatura,si me kërkesat e reja ligjore,ashtu edhe me praktiken e konsoliduar të kësaj Gjykate.

Është e nevojshme të kuptohet se jo çdo konflikt gjyqësor duhet të shkojë domosdoshmërishtderi në Gjykatën e Lartë. Një pjesë e madhe e çështjeve shqyrtohen përfundimisht dhe gjejnë zgjidhje në dy shkallët e ulëta të gjykimit dhe shanset që ky vendim të ndryshojë në Gjykatën e Lartë janë të pakta, madje në mjaft raste inekzistente. Gjykimi në Gjykatën e Lartë është një gjykim ligji dhe jo një gjykim fakti dhe ky parim duhet të mbahet parasysh nga të gjithë.

Sigurisht GJL, përmes një procesi tepër transparentqë evidentohet edhe në faqen e saj zyrtare po përpiqet maksimalisht të orientoje praktikantët e se drejtës me vendimete saj, njësuese dhe me praktiken e përditshme që ndjek, por edhe me filtrimin e rekurseve që në ardhjen e tyre. Por shumë varet nga institucionet publike, Avokatura e Shtetit, si dhe dhomat e avokatisë, të cilët duhet tëndjekin praktikën e GJL, me qëllim që të mose investojnë atëpër çështje të panevojshme, por edhe të pasuksesshme.

Shpreh besimin se kombinimi i masave dhe sjelljes së institucioneve publike dhe avokatëve me vendimmarrjen e Gjykatës së Lartëdo të çojë drejt një rezultati më të dukshëm në përqindjen e çështjeve që do të evadojë Gjykata në vitet në vijim.

Sidoqoftë, rikthimi i besimit tek sistemi i drejtësisë është dhe mbetet sfida thelbësore e Gjykatës se Lartë, njësfidë e përditshme qëkërkon angazhim maksimal nga të gjithë gjyqtarët, këshilltarët ligjorë dhe stafi administrativ. Jemi të ndërgjegjshëm se kjo sfidë nuk kapërcehet pa kontributin e të gjithëve dhe pa ndryshuar qasje në praktikën e përditshme. Pavarësisht këtyre, Gjykata e Lartenuk do të reshtë së bëri të gjitha përpjekjet për të realizuar misionin e saj kushtetues dhe rikthimin e drejtësisë efektive, në shërbim të publikut.

[1]Nga prill i vitit 2020, kur nisi rifunksionimi i Gjykatës së Lartë, e deri më sot, janë dhënë gjithsej 5,566 vendime.

[2]Të ndara sipas kolegjeve nga 1 janar-28 dhjetor 2021:

Kolegji Administrativ ka dhënë gjithsej 1,182 vendime, nga të cilat janë: 1,070 vendime (965 çështje themeli, 105 kompetenca/juridiksione) dhe 112 vendime (pezullim/revokim vendimi/konstatim shkelje afati). Aktualisht ky kolegj po shqyrton çështjet e vitit 2015.

Kolegji Civil ka dhënë gjithsej 1,336 vendime, nga të cilat janë: 1,121 vendime (918 çështje themeli, 203 kompetenca/juridiksione) dhe 215 vendim(pezullim/ revokim vendimi/konstatim shkelje afati). Aktualisht ky kolegj po shqyrton çështjet e vitit 2013.

Kolegji Penal ka dhënë gjithsej 1,091vendime, nga të cilat janë: 1,075 vendime (958 çështje themeli, 117 kompetenca/kërkesa të veçanta) dhe 16 vendime pezullim ekzekutim vendimi). Aktualisht ky kolegj po shqyrton çështjet e vitit 2017.

[3]Raporti një vjeçar, qershor 2020 – qershor 2021 i Komisioni Evropian (KE) mbi “Paketën e Zgjerimit” vlerësonte se Gjykata e Lartë ka rritur efikasitetin e saj

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT