17.5 C
Tiranë
Tuesday, September 29, 2026

Infektimet me variantin Omicron vazhdojnë të përhapën/ Shtatë shtete evropiane ndalojnë udhëtimet nga Turqia

Shtatë shtete evropiane përfshirë Holandën, Italinë dhe Spanjën ndaluan udhëtarët nga Turqia të hyjnë në vendin e tyre ndërsa infektimet me variantin Omicron vazhdojnë të përhapën.

Rastet ditore me koronavirus në Turqi arritën në nivelin më të lartë që nga muaji prill, përgjatë kësaj jave. Megjithatë 37 mijë të infektuar në Turqi paraqet numër më të ulët krahasuar me shifrat në disa shtete evropiane.

Sipas Autoritetit të Aviacionit Civil të Turqisë (SHGM), që nga 28 dhjetori Holanda, Italia, Spanja, Luksemburgu, Kroacia, Islanda dhe Zvicra nuk pranojnë udhëtarë nga Turqia. Ndërkaq sipas njoftimit të gjithë udhëtarët duhet të paraqesin dëshminë e vaksinimit nëse duan të hyjnë në Portugali apo Suedi.

Në Holandë tashmë që nga fundi i dhjetorit është në fuqi izolimi, masë kjo e cila do të shqyrtohet sërish më 14 janar.

Shtetet e tjera shënuan mijëra raste me koronavirus përgjatë javës ndonëse janë duke u përpjekur të ruajnë baraspeshën në mes të masave dhe ekonomisë.

Në anën tjetër Turqia, siç shkruan Reuters nuk do të vendosë masa të reja dhe në vend të kësaj autoritetet u bënë thirrje qytetarëve të vaksinohen.

Për më tepër, nga 30 dhjetori Turqia filloi fushatën e vaksinimit edhe me vaksinën e prodhuar në vend, Turkovac./REL

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 28 Shtator 2026

0
♈ Dashi Do të ndjesh më shumë energji dhe dëshirë për të vepruar. Në dashuri, një takim ose bisedë mund të sjellë një kthesë interesante. ♉...

Parashikimi I motit, e Hënë, 28 Shtator 2026

0
Pas një periudhe me reshje dhe temperatura më të ulëta, e diela, 27 shtator 2026, pritet të sjellë një përmirësim të dukshëm të motit...

Nga “vajza më e shëmtuar në shkollë” te ylli i pasarelave, historia e Anok...

0
Sot renditet ndër modelet më të kërkuara në industrinë e modës, por rruga e Anok Yai drejt majave të pasarelave botërore ka qenë e...

Konflikt për paratë në kantier, shqiptari 75-vjeçar sulmon me thikë grekun 65-vjeçar në Glyfada

0
Një 75-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi pasi sulmoi me thikë një 65-vjeçar grek në një kantier ndërtimi në Glyfada. Ngjarja ndodhi mesditën e së...

Klinika private në Greqi mbyllet pas zbulimit të repartit ilegal të kimioterapisë: Kontrollet u...

0
Menjëherë pas vdekjes së këngëtarit të njohur grek Giorgos Mazonakis, kontrolle të shumta kanë nisur në Greqi në klinika dhe qendra të ndryshme private....