32.9 C
Tiranë
Sunday, August 16, 2026

Shkoi për të peshkuar në lumin “Drin” por nuk u kthye më, Tofik Xhika i zhdukur prej 8 ditësh

Shtetasi 43 vjeçar, Tofik Xhika rezulton i zhdukur prej tetë ditësh tashmë.

Edhe pse kërkimet për gjetjen e tij nuk kanë ndaluar, ende nuk ka asnjë rezultat. 43-vjeçari dyshohet se është mbytur në ujërat e lumit Drin.

Xhika kishte shkuar për të peshkuar në lumin Drin dhe nuk është kthyer më. Për tetë ditë me rradhë kanë kërkuar familjarët, banorët e zonës dhe forcat e policisë por pa rezultat.

Për dy ditë me rradhë kërkuan edhe paolumbarët e RENEAS, por për shkak të prurjeve të shumta të lumit Drin dhe ujit të turbullt ata u tërhoqën, duke lënë të kërkojnë vetëm familjarët.

Mësohet se familjarët kanë marrë privatisht dy polumbarë për të kryer kërkime.

Ata kërkojnë sërish ndihmën e shtetit, për të kërkuar trupin e 43 vjeçarit, i cili mbetet mister.

Tofik Xhika humbi kontaktet me familjen e tij më 27 dhjetor.

Kanë qenë banorët e fshatit Fushë-Alie që kanë kërkuar fillimisht ndihën e policisë pas denoncimit se 47-vjeçari kishte humbur kontaktet me familjen.

Ai është parë për herë të fundit në vendin e quajtur ‘Rrethas’, buzë lumit Drini i Zi, aty ku dyshohet se ishte duke peshkuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...