34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Propozimi i eurodeputetit: Themeluesit e kompanisë farmaceutike, BioNTech, të bëhen pjesë në dizajnin e ti për kartëmonedhat euro

Një anëtar i Parlamentit Evropian i ka sugjeruar Bankës Qendrore Evropiane (BQE) të dielën që themeluesit e kompanisë farmaceutike, BioNTech, Ugur Sahin dhe Özlem Türeci të bëhen pjesë në dizajnin e ti për kartëmonedhat euro që do të ndryshojnë vitet e ardhshme, shkruan DW.

Politikani gjerman i Demokratëve të Lirë (FDP) Moritz Körner ishte i pari që bëri sugjerimin.

“Puna e tyre ka shpëtuar jetën e miliona evropianëve. Figura të rëndësishme evropiane si çifti themelues i BioNTech Ugur Sahin dhe Özlem Türeci duhet të printohen në kartëmonedhat e reja të euros.

Trajektorja e jetës së tyre është një histori mbresëlënëse për integrimin, përparimin, sipërmarrjen, përsosmërinë shkencore dhe potencialin e një shoqërie të hapur emigrantësh,” tha Körner, cituar nga gazeta gjermane Welt am Sonntag.

Më 1 janar 2002, kartëmonedhat kesh u prezantuan si monedha zyrtare e Eurozonës, një moneshë që aktualisht përdorin 19 nga 27 shtetet anëtare të BE-së.

Njëzet vjet më vonë, BQE-ja nisi një proces për ridizajnimin e kartëmonedhave .

Publiku do duhet të ketë fjalën e tij në këtë proces ridizajnimi të euros.

Qytetarët evropianë do të anketohen dhe do të formohet një grup këshillues i balancuar me kujdes me anëtarë nga secili prej 19 shteteve të Eurozonës.

Megjithatë, do të kalojnë shumë vite para se të vendoset një dizajn i ri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...