34.7 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Doli nga shtëpia dhe nuk u kthye më, gruaja denoncon zhdukjen e bashkëshortit

Shtetasi me iniciale N.A rezulton i zhdukur prej 3 ditësh në Vlorë.

Bashkëshortja e tij, shtetasja me iniciale L.A 52 vjeçe denoncoi zhdukjen e tij në polici duke dëshmuar se burri i saj ishte larguar nga shtëpia në 3 janar pa njoftuar dhe nuk u kthye më.

Materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:
DVP Vlorë/Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe procedohen penalisht 2 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasin K. S., 49 vjeç, banues në Laprakë, Tiranë, sepse është konstatuar duke kryer punime në një ndërtesë në fshatin Qeparo, Himarë, pa lejen e organeve kompetente.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë proceduan penalisht për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, shtetasin Dh. S., 44 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia 3”, sepse për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin L. H., 21 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasin I. S., 41 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë, sepse është konstatuar duke kryer punime në banesën e tij, pa lejen e organeve kompetente.
——
Më datë 05.01.2022, shtetasja L. A., 52 vjeçe, banuese në lagjen “24 Maji”, Vlorë, ka kallëzuar se më datë 03.01.2022, është larguar nga banesa, pa njoftuar, bashkëshorti i saj, shtetasi N. A. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...