24.4 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Sali Berisha njoftoi mbylljen e tubimit: “Mbyllim këtë protestë këtu për ta vazhduar në mënyrën më absolute me forma edhe më të fuqishme se sa kjo sot”

Tre orë pas dhunës, tensioneve dhe kaosit të krijuar në selinë e PD-së, në protestën e thirrur prej tij, Sali Berisha njoftoi mbylljen e tubimit.

Në një prononcim për mediat, Berisha theksoi se sot u tregua fytyra e vërtetë e regjimit të sotëm. Mes të tjerash ai paralajmëroi se nuk do të ndalen deri sa të marrin shtëpinë e lirisë.

Ish kryeministri Sali Berisha është kthyer në shtëpinë e tij në këmbë, i rrethuar nga badigardët e tij pas deklaratës që dha për mediat.

“Kjo protestë iu faktoi shqiptareve fytyrën e vërtetë të regjimit të sotëm. Ju faktoi në mënyrë përfundimtare se Edi Rama mban peng Lul Bravën dhe së bashku me të, me dhunë dhe terror, shtëpinë e PD-së. Ky përbën një akt të pashembullt në 30 vite. Përpjekjet për të shkuar në shtëpinë e lirisë, do të vazhdojnë deri në arritjen e qëllimit. Sot ne do të shpërndahemi. Do të kujdesemi që vëllezërit tanë dhe motrat e arrestuara. pasi janë vërsulur si bisha ndaj tyre për të mbushur komisariatet. Do të kujdesemi për të plagosurit, të cilët janë goditur me çarje koke dhe në forma të tjera. Do njofton shumë shpejt betejë tjetër të cilat nuk do të ndalen kurrë, deri në fitoren tonë.”, tha Berisha.

“Ju ftoj ta mbyllim këtë protestë këtu për ta vazhduar në mënyrën më absolute me forma edhe më të fuqishme se sa kjo sot”, tha ish-kryeministri.

 

 

 

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...