Prezenca e OSBE në Tiranë ka reaguar përmes një postimi lidhur me kaosin e krijuar sot në Partinë Demokratike si pasojë e protestës së thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha.
“Prezenca e OSBE-së po ndjek zhvillimet e sotme pranë selisë së Partisë Demokratike.
Ne nxitim të gjithë aktorët e përfshirë të përmbahen nga çdo akt dhune dhe vlerësojmë policinë për ruajtjen e rendit publik.
Protestat paqësore janë në themel të demokracisë.”– thuhet në reagimin e OSBE.