10.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

“Këtu ka nga ata që mezi presin të shkojnë të hanë”/ Rama batuta me të rinjtë: “Politika është shumë e bukur për ta kaluar jetën pa u prezantuar me të”

Nuk kanë munguar batutat nga ana e kryeministrit Edi Rama gjatë fjalimit të tij në 30-vjetorin e Fressh.

“Këtu ka nga ata që mezi presin të shkojnë të hanë, ka nga ata që duan që fjalimi im të mos mbarojë se janë të tërhequer nga kjo punë jo nga fjalimi im. Atyre u them besoni e punoni për ëndrrën tuaj se ju mund ta rivendosni në perspektivën e gjeneratës suaj këtë mision të përbashkët për ta rivënë politikën si urë mes nesh e jush në përballjen me sfidat e shumta për të ndërtuar një qytetari aktive të kësaj kohe përmes një force të pamohueshme e pa anshkalueshme që është politika.

Duke besuar tek bërthamat tuaja politike në cdo komunitet me një mozaik angazhimesh shoqërore politike kulturore mjedisore.

Akademia politike do ngrihet për këtë, për të krijuar hapësirë ku ne të përcjellim ekperiencën tonë e ju të kanalizoni energjinë tuaj, duhet të jemi ambicioz se kemi përballë mur të indiferencës së të rinjve ndaj politikës.

Me ambicie por dhe bindje e këmbëngulje s’ka mur të lartë që nuk kapërcehet, të punojmë bashkë për të krijuar një fidanishte të re për politikën shqiptare e për PS ku ne të transferojmë dijen e përvojën.

Ndaj ne jemi këtu e ca të tjerë qëllimin vetjak e kanë të bëjnë plazh tani.

Kush dëshiron ti largohet vetmisë e plogështisë me mbarimin e orëve të shkollës e të punës e vajtjes në krevat për të fjetur gjumë, të mbrojë trutë e veta nga pasqyrat coroditëse të rrjeteve sociale ti bashkohet bërthamave rinore socialite në kohën e lirë.

Po shoh nja dy që po shkojnë për qofte, por edhe e shkuara për qoftë është pjesë e kënaqësisë së të marrurit me politikë. Shkon ditën e shtunë te liqeni ndan këtë hapësire me njerëz të ndryshme, disa i njeh e disa jo. Kthen kokën rreth e rrotull dhe shikon vajza rëndom të bukura, por je që je dëgjon edhe disa fjalë për mënyrën se si të ecësh përpara. Patjetër nuk je i detyruar të rrish deri në fund sepse e dashura mbaron , mbledhja mund  të mos mbarojë por oreksi ka ekzigjencat e veta. Nuk dua të dal përballe me bindjen sa e mirë është politika, urisë që ka filluar të mbajë fjalimin e saj. 

Duke uruar që nëse disa kanë ardhur vetëm nga kjo ditë uroj të jenë çift. Dua pse jo, edhe këtë e bën politika, se nuk je në shtëpi duke bërë chat me një profil fallco që është aty si alamet pjeshke e pastaj të del kungull.

Por je ballë përballë e shikon në sy edhe pjeshkën edhe kungullin. Besojeni këtë që ju them. Politika është shumë e bukur për ta kaluar jetën pa u prezantuar me të”, tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

G-Bani kundër Shabanit: ‘Gjesti nuk e meriton burgun, nuk i mbani dot artistët me...

0
Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, paralajmëroi një padi ndaj këngëtarit G-Bani dhe disa të tjerëve për shpifje dhe nxitje dhune në lidhje...

Tragjedi në Indi: 10 të vdekur në zjarr në spitalin e urgjencës së Cuttack

0
Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në departamentin e urgjencës së Kolegjit dhe Spitalit Mjekësor SCB në qytetin Cuttack, në shtetin lindor indian Odishë, duke...

Trump surprizohet nga raportet për liderin e ri suprem iranian: Dyshohet se Mojtaba Khamenei...

0
Presidenti amerikan, Donald Trump, u befasua javën e kaluar kur agjencitë amerikane të inteligjencës i prezantuan një raport konfidencial që dyshonte për orientimin seksual...

Binjakët nuk lodhen kurrë: Pse një takim me ta është gjithmonë një aventurë e...

0
Astrologët rekomandojnë t’i jepni një shans Binjakëve para se të lidheni me shenja më të qëndrueshme. Me energjinë e tyre, sensin e humorit dhe...

Arrestohet një person në Prizren, katër të tjerë në arrati për dhënie fajdesh dhe...

0
Policia e Kosovës njoftoi më 16 mars se gjatë një operacioni në Prizren është arrestuar një person, ndërsa katër të tjerë janë në kërkim...