14.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Përvjetori i ndarjes nga jeta të Ibrahim Rugovës/ Basha: “Përulje me mirënjohje kombëtare, shqiptarit që udhëhoqi lëvizjen më të madhe paqësore”

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka përkujtuar sot përvjetorin e ndarjes nga jeta të ish-presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova.

Përmes një reagimi në ‘Facebook’, Basha ka shprehur vlerësime për figurën e liderit historik të Kosovës, i cili mbush sot 16 vite që është ndarë nga jeta.

“Përulje me mirënjohje kombëtare, shqiptarit që udhëhoqi lëvizjen më të madhe paqësore të Europës moderne”, shkruan Basha.

MESAZHI I BASHËS

Përulje me mirënjohje kombëtare, shqiptarit që udhëhoqi lëvizjen më të madhe paqësore të Europës moderne.

Ne përulemi me mirënjohje të thellë kombëtare në këtë përvjetor të ndarjes nga jeta, para emrit dhe veprës së përjetshme të Ibrahim Rugovës, simbolit të përpjekjeve të Kosovës për pavarësi dhe shqiptarit që udhëhoqi lëvizjen më të madhe paqësore të Europës moderne.

Arkitekti i pavarësisë së Kosovës mbetet frymëzim për çdo shqiptar që e ka të shenjtë interesin kombëtar. Trashëgimia e tij politike dhe intelektuale, shndrin si arritja më e madhe e një lëvizjeje politike paqësore, e mishëruar sot në shtetin e pavarur të Kosovës

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...