27.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Moska kërkon tërheqjen e trupave të NATO-s nga Rumania dhe Bullgaria

Moska po kërkon tërheqjen e trupave të NATO-s nga Rumania dhe Bullgaria, si pjesë e kërkesave të saj gjithëpërfshirëse të sigurisë nga aleanca e udhëhequr nga SHBA.

Rusia dëshiron “tërheqjen e forcave të huaja, pajisjeve dhe armëve” nga vendet që nuk ishin anëtarë të NATO-s para vitit 1997.  tha ministria e jashtme në një deklaratë.

“Këta përfshijnë Bullgarinë dhe Rumaninë”, shtoi deklarata, duke veçuar dy ish-aleatët e Traktatit të Varshavës që u bashkuan me NATO-n në 2004.

Ministria e jashtme e Rumanisë e cilësoi të premten kërkesën ruse si “të papranueshme” dhe shtoi se “nuk mund të jetë pjesë e një negocimi”.

Uashingtoni, i cili është i angazhuar në bisedime të nivelit të lartë për të parandaluar pushtimin e Ukrainës ka hedhur poshtë kërkesat e Moskës.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u takuan të premten në Gjenevë për një raund të ri bisedimesh për sigurinë për të lehtësuar tensionet në rritje midis Rusisë dhe Perëndimit mbi Ukrainën.

Vendet perëndimore akuzojnë Rusinë se ka grumbulluar dhjetëra mijëra trupa në kufirin me Ukrainën dhe se planifikon të pushtojë vendin ish-sovjetik.

Moska i mohon pretendimet dhe muajin e kaluar i paraqiti Uashingtonit dhe NATO-s propozime që synojnë të frenojnë zgjerimin drejt lindjes së aleancës ushtarake në këmbim të një de-përshkallëzimi të tensioneve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...