17.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Nga sot shkollat të mbyllura tre ditë, ministrja e Arsimit: Një prind të qëndrojë në shtëpi me fëmijët

Java u mbyll me temperatura ekstreme që shkuan deri në minus 16 gradë. Ndonëse të parashikuara, ditët e acarit mbërthyen keq vendin, duke krijuar vështirësi në fshatra relativisht të thella, si dhe ndërprerjen e përkohshme të ujit dhe energjisë elektrike në disa zona.

Vendi ynë u përfshi nga reshjet e dëborës si në Veri, ashtu dhe në Jug të vendit, por kjo nuk ka penguar ekipin e borëpastruesve të punonin me orë të tëra nën temperatura ekstreme për të hapur akset rrugore.

Në raportimin ditor, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka bërë një pasqyrë të asaj çfarë ka ndodhur dhe situatës aktuale në të gjithë vendin. Pavarësisht se asnjë aks nuk është i bllokuar, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë apelon shoferët për përdorimin e gomave të dimrit.

Gjatë mbrëmjes në të gdhirë të së dielës janë raportuar 11 defekte në rrjetin e tensionit të mesëm, 10 prej të cilave janë zgjidhur në kohë rekord dhe në mot të keq. Sakaq, probleme ka pasur edhe në rrjetin e furnizimit me ujë.

Bëhet fjalë për Kukësin, ku ngricat kanë çarë linjën kryesore, e cila deri në orët e vona të së djeshmes, nuk është riparuar. Sakaq, një fshat i këtij qyteti ka shënuar dje të ftohtin maksimal, -16 gradë, ndërkohë që zonat e tjera varionin nga -2 deri në -12 gradë në Juglindje.

Nga ana tjetër, dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar ka apeluar shoferët të bëjnë kujdes në lëvizje, të pajisur me goma dimërore e zinxhirë në disa akse. Reshje dëbore ka pasur në zonën e Llogorasë, në Damës-Memaliaj, si dhe në zonën Hani i Hotit Tamarë, ndërsa nuk raportohet për probleme me qarkullimin e mjeteve.

Sipas ARRSH-së, kontraktorët kanë punuar gjatë natës me mjete borëpastruese për shpërndarjen e kripës në të gjitha akset nacionale për të evituar ngricat, pasi temperaturat kanë qenë nën 0°C.

ARRSH-ja u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje, si dhe të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore.

Një tjetër problem për shkak të motit ishte bllokimi i makinave në qafën e Llogorasë, që erdhi si pasojë e daljes nga rruga së një kamioni të ngecur në rrugë pasi ishte spostuar.

Kjo ka shkaktuar radhë të gjatë makinash në vendin e quajtur “Çezma” në Llogora deri në momentin që u bë e mundur hapja e rrugës.

Në kontrast me motin e acartë, një lajm i mirë vjen nga zonat malore të qarkut Shkodër, Theth, Razmë e Vermosh që për herë të parë pas shumë vitesh i gjen të pabllokuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare Xhuljana Guna

0
Një 34-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali. Mediat italiane raportojnë se viktima, Xhuljana Guna, ishte duke ecur në trotuar...

Tiranë, arrestohet 26-vjeçari për kontrabandë, policia sekuestroi 524 gramë flori dhe mallra të ndryshme

0
Tiranë – Policia e Tiranës goditi një tjetër rast të kontrabandës së mallrave, duke arrestuar në flagrancë një 26-vjeçar në afërsi të Kamzës. Sipas...

FBI paralajmëron për kërcënime nga Irani në SHBA: “Sulme me dronë dhe operacione kibernetike...

0
Shtetet e Bashkuara – Në Shtetet e Bashkuara po rritet shqetësimi për mundësinë e hakmarrjes nga Irani, ndërsa tensionet ushtarake në Lindjen e Mesme...

Berisha nga Elbasani: “Rama dhe Balluku nuk kanë më të ardhme”

0
Elbasan – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, urimet për Ditën e Verës i shfrytëzoi për të kritikuar qeverinë, duke theksuar se kryeministri Edi...

Bido denoncon: “Familjarët e Flamur Nokës morën banesa të të pastrehëve në Sarandë”

0
Sarandë – Deputeti socialist Ardit Bido ka akuzuar ish-drejtorin e Bordit të Entit Kombëtar të Banesave, Flamur Noka, për përvetësim të apartamenteve të destinuara...