30.3 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

Basha për DW:”Pres që drejtësia të funksionojë si në çdo vend normal”

Kryetari aktual i PD, Basha, ka qëndruar pranë ish-kryeministrit Berisha, liderit historik të PD për 16 vite me radhë, që nga viti 2005 deri në shtator 2021, kur ai e përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar i PD, 4 muaj pas shpalljes “non grata” nga DASH, gjë që solli edhe shndërrimin e tyre në kundërshtarë të njeri-tjetrit.

Basha ka qënë Ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit në qeverinë e parë Berisha, 2005 – 2009, Ministër i Brendshën në qeverinë e dytë Berisha, 2009-2013 dhe më pas për 8 vjet pasardhës i tij në krye të PD.A ka Basha reflektime nga pozicioni i tanishëm si kundërshtar i Berishës?

“Reflektimi thelbësor është ndarja nga e shkuara, pa asnjë kompleks, premtimi për një të ardhme më të mirë për të gjithë demokratët dhe shqiptarët”, thotë Basha për DW.

Nëse ndarjen nga e shkuara Basha e sheh të lidhur me ndëshkimin e politikanëve të korruptuar a pret ai që ish-kryeministri Berisha të përballet me drejtësinë?

“Nuk më takon mua të bëj gjyqtarin dhe prokurorin. Pres që drejtësia të funksionojë si në çdo vend normal. Kjo nuk është çështje emrash. Për një kohë shumë të gjatë një grusht njerëzish me pushtet të madh politik ose ekonomik vazhdojnë të mbeten të pandëshkuar. Pandëshkueshmëria është themeli mbi të cilin ngrihet tranzicioni i pafund i Shqipërisë. Një nga faktorët për mbylljen e tranzicionit është dhënia fund e pandëshkueshmërisë. I takon drejtësisë, institucineve të pavarura që t’i vendosin para ligjit në mënyrë të barabartë politikanët e korruptuar. Berisha po vë interesat e tij personale mbi ato të demokratëve“, i tha Basha DW-së.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 29 Qershor 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një bisedë e rëndësishme mund t’ju hapë një mundësi interesante në punë...

Parashikimi I motit, e Hënë, 29 Qershor 2026

0
☀️ Moti – 29 Qershor 2026, Shqipëri Për 29 qershorin 2026, moti pritet të jetë i kthjellët dhe shumë i nxehtë në të gjithë Shqipërinë....

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...

“Na zbritën nga trageti pak para nisjes”, defekt teknik në linjën Bari–Durrës, mbi 500...

0
Mbi 500 pasagjerë që do të udhëtonin nga Bari drejt Durrësit u përballën me orë të tëra pritjeje pasi trageti GNV “Pegasus” pësoi një...

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...