30.5 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Pandemia sjell destinacione më të njohura për udhëtime spontane, ja vendet e synuara

Nevoja për rezervime të minutës së fundit ka lindur më së shumti nga pandemia e koronavirusit, për shkak të ndryshimeve të vazhdueshme në masat kufizuese, gjë e cila duket se po krijon një trend të ri në udhëtime.

Ka shumë kompani udhëtimi që tani ofrojnë kushte më fleksibël rezervimi për t’i ndihmuar udhëtarët të ndihen më rehat dhe të mos kenë stresin e anulimit.

Edhe para pandemisë, kishte kompani si Black Tomato në Londër të Anglisë, të cilat ishin të specializuara në organizimin dhe ekzekutimin e udhëtimeve spontane, madje edhe udhëtime pa një destinacion të caktuar.

Është për t’u habitur që udhëtari që nuk është i sigurt se ku dëshiron të udhëtojë, por ndjen nevojën për t’u arratisur, mund të guxojë, duke u besuar ekspertëve që do të hartojnë për të një eksperiencë frymëzuese, të personalizuar që do të përfshijë vetëm surpriza të këndshme.

Destinacionet më të njohura për udhëtime spontane
Sipas kërkesave të fundit të udhëtimeve spontane, destinacionet më të njohura në muaj për vitin 2022 janë:

Janar: Maldive, Argjentinë, Sri Lanka, Kenia

Shkurt: SHBA, Islanda, India, Egjipti dhe Argjentina për të dytin muaj radhazi

Mars: Kosta Rika, Meksika, Kili, Shën Vincenti dhe Grenadinet
Prill: SHBA, për të dytin muaj radhazi, Maroku, Kuba, Kolumbia, Jordania

Maj: Portugalia, Turqia, Butani dhe Meksika për të dytin muaj radhazi

Qershor: Itali, Botsvana, SHBA për të tretin muaj radhazi, Kroacia, Madagaskar, Indonezi

Korrik: Greqia, Spanja, Tanzania, Norvegjia, Ruanda, Kanadaja

Gusht: Peru, Namibia, Kenia, Ekuador dhe Ishujt Galapagos

Shtator: Greqia për muajin e dytë të vitit, si dhe Turqia, Maroku, Portugalia dhe Egjipti

Tetor: Omani, Mauritius, Portugalia dhe Turqia për herë të tretë në një vit, Islanda dhe Botsvana

Nëntor: Sri Lanka, për të dytin muaj radhazi, Antigua, Argjentina, Meksika dhe Egjipti si destinacione të përsëritura
Dhjetor: Maldivet, Tajlanda, Ruanda, Islanda, Sri Lanka, Kenia dhe Peruja, janë destinacionet për udhëtime spontane të preferuara nga udhëtarët në mbarë botën gjatë muajit të festave.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...