15.5 C
Tiranë
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

Mungesa e Veliajt në seancën dëgjimore me banorët e ‘5 Majit/ Alibeaj: “Ç’është ky kryetar bashkie që nuk begenis as njerëzit, as Kuvendin”

Mbledhja e sotme e Komisionit të Ligjeve është shoqëruar me debate të shumta mes deputetëve të maxhorancës dhe atyre të opozitës. Shkak është bërë mosprezenca fizike e kryetarit të bashkisë Erion Veliaj, në seancën dëgjimore të thirrur nga ky komision për çështjen e banesave të prishura te “5 maji”.

Banorët e ‘5 Majit’ janë thirrur në një seancë dëgjimore me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, drejtorin e Policisë, Gledis Nano dhe Avokatin e Popullin lidhur me shembjen e banesave të tyre.

Veliaj kishte dërguar përgjigjen e tij me shkrim për komisionin, por deputetët Dhurata Çupi dhe Enkelejd Alibeaj, kanë kërkuar shtyrjen e mbledhjes deri në ardhjen e kryebashkiakut.

Pjesë nga debati:

Klotilda Bushka: Për sa kohë kemi shkresën kemi dhe gadishmërinë për të na sjellë edhe çdo informacion tjetër në kohë. Në fund kemi për të dëgjuar dhe të tjerë të ftuar.

Kryetari i Bashkisë e ka përmbushur detyrimin ligjor për informim, duke sjellë këtë shkresë, ju nuk çmuar të arsyeshme për të shyrtuar ky komision keni paraqitur pyetje specifike, keni thënë vetëm për rastin e “5 Majit”.

Për gjithçka që ka çmuar të arsyeshme për tu informuar ky komision kryetari e ka ezauruar detyrimin ligjor duke paraqitur këtë shkresë.

Enkelejd Alibeaj: Ne jemi Kuvendi i Shqipërisë nëse do të duhet të kërkojmë ndjesë do të duhet vetëm qytetarëve, ne të tjerët e kemi me detyrim. Atyre që duhet t’u kërkojmë ndjesë janë ata njerëzit aty që janë pa çati.

Ne këtu nuk kemi asnjë mjet, as polici që ta detyrojmë të vijë këtu, por ajo që na mban si shtet është detyra ndaj njerëzve. Ç’është ky kryetar bashkie që nuk begenis as njerëzit, as Kuvendin, as juve që jeni maxhorancë, se e kuptoj për opozitën. Çështë ky mor që nuk begeniska të vijë, madje dhe në letrën që ju lexuat nuk ka një justifikim.

Nëse ka një justifikim, të na e thotë dhe ne do e presim këtu si detyrim ndaj kushtetutës ndaj njerëzve.

Duhet të vijë strumbullari i gjithckaje. E thotë në shkresë jam unë strumbullari i gjithckaje. Jemi të gatshëm ta presim, se ky është problem i madh akut, cdo ditë që kalon tre shtëpi rrëzohen, tre familje rrinë në qiell të hapur, natën, ftohtë. Mungon tani edhe sensi njerëzor.

Kontaktoni me zyrën e kryetarit të bashkisë caktoni ditën e orën e të presim e ta dëgjomë, janë sqarime jo vetëm për ne, për ata njerëz e për publikun.

Teatër hipokritësh, erdhëm u mblodhëm , lexove shkresën ikim në shtëpi për fundjavë, turp i madh.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT