24.2 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

COVID-19/ Numër tepër i lartë infektimesh në Kosovë, regjistrohen 4 viktima në 24-orë

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka raportuar katër vdekje si dhe 3,617 raste të reja të infektimit me COVID-19.

Këto raste pozitive dolën si rezultat i testimit të 13,928 mostrave. Nga kjo shifër i bie se 25.96 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë me sëmundjen COVID-19.

Në njoftimin e MSH-së, që i referohet të dhënave të 24 orëve paraprake, bëhet e ditur se janë shëruar edhe 1,344 pacientë. Aktualisht në Kosovë janë 31,021 raste aktive me koronavirus.

Gjatë këtyre 24 orëve, Ministria e Shëndetësisë njofton se janë dhënë 4,316 doza të vaksinës kundër COVID-19. Deri më tani, të vaksinuar plotësisht me dy doza të vaksinës janë 804,251 persona.

Gjatë së premtes, më 28 janar 2022, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, njoftoi se aktualisht të infektuar me COVID-19 janë 6,700 nxënës si dhe 1,489 mësimdhënës.

MASHTI, ka bërë thirrje që të vaksinohen fëmijët nga mosha 12-vjeçare si një formë për luftimin pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Koçeku e ndihmoi me para cash dhe sillej si pronar i objekteve”/ Çfarë deklaroi...

0
Dyshimet e SPAK se paratë e përfituara nga trafiku i narkotikëve janë investuar në sektorin e ndërtimit nuk mbështeten vetëm në analizat financiare dhe...

Horoskopi ditor, e Enjte, 18 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri. Mund të bëni hapa të rëndësishëm në një projekt personal ose profesional. Në dashuri, shmangni reagimet impulsive dhe...

Parashikimi I motit, e Enjte, 18 Qershor 2026

0
Për 18 qershorin, moti në Shqipëri parashikohet kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë, me temperatura tipike verore. Në pjesën më të madhe të vendit...

“Nëse familjes teme i preket edhe një qime floku, s’kam me ju lanë pa...

0
Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar sërish në rrjetet sociale pas largimit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, duke publikuar këtë herë një mesazh të...

“U dhunuan pasi denoncuan parcelën me 15 mijë rrënjë kanabis?” Sulmi ndaj çiftit në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Fushë-Arrëzin, ku bashkëshortët Skënder dhe Bardhe Nika janë dhunuar brutalisht nga persona ende të paidentifikuar. Sipas raportimeve mediatike, një...